Një 8vjeçar ka mbetur i vrarë nga një sulm me granatë, që kishte ndodhur në një banesë, në qytetin suedez të Goteborgut, njofton policia suedeze.
8vjeçari, Yusuf Wzarsame nga Birminghami i Britanisë së Madhe, ishte duke fjetur në dhomën e ndenjes së banesës në zonën Biskopsgarten, ku ai po qëndronte për vizitë tek të afërmit.
Policia ka thënë se ky sulm i neveritshëm, ka të bëjë me mosmarrëveshjet në ‘botën e krimit’. Sipas Policisë, adresa ku ka ndodhur sulmi është e regjistruar në emër të një të dënuari për të shtëna fatale gjatë vitit të kaluar.
Mediat lokale raportojnë se Policia ka deklaruar se do të hetojë motivet, për të parë nëse ka lidhje me atë.