Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë pranë hyrjes së ambasadës ruse në kryeqytetin afgan në Kabul.
Ministria e jashtme në Moskë tha se dy viktimat janë personeli i ambasadës ruse, ndërsa shtoi se kishte edhe viktima afgane.
Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi se një diplomat dhe një roje sigurie e ambasadës ruse ishin plagosur në këtë sulm.
Policia në Kabul tha se sulmuesi kishte në shënjestër ambasadën, por u qëllua për vdekje ndërsa po i afrohej ndërtesës.
Rusia është një nga vendet e pakta që ka një prani diplomatike në Afganistan pasi talibanët morën kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar.R usia nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve, megjithatë, të dyja palët kanë diskutuar mbi marrëveshjet që kanë të bëjnë me blerjen e mallrave si gruri, gazi dhe nafta nga Moska./Opinion.al