Një sulm me armë ka ndodhur para disa çastesh në një bar në Vilanova, Barcelonë, në Spanjë. Një burrë ka vdekur ndërsa një grua është plagosur si pasojë e këtij sulmi raporton “El Pais”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të drekës ndërsa dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes, teksa nuk përjashtohet edhe sulmi terrorist.