Të paktën 2 persona u vranë dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmit me armë në një shkollë katolike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Abundant Life Christian”, që ndodhet në Madison, Wisconsin.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, autori i mitur , i cili sipas Policisë ishte nxënës i shkollës, është vetëvrarë dhe trupi i tij i pajetë është gjetur brenda një salle shkolle.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkolla strehon rreth 390 fëmijë, nga kopshti deri tek nxënësit e shkollave të mesme dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
Senatori Ron Johnson shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e incidentit të përgjakshëm.
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat e tragjedisë në Shkollën e Krishterë me Jetë të Bollshme. Do të vazhdoj të monitoroj nga afër situatën”, shkroi ai në Twitter./Opinion.al