Të paktën dy persona janë vrarë në një ngjarje të rëndë mesditën e së mërkurës në qytetin lindor gjerman të Halle.
Një person i veshur me kamuflazh ka hapur zjarr e më tej madje ka hedhur edhe granata drejt civileve në lagjen Paulus.
Gazeta Bild tha se sulmi ndodhi pranë një sinagoge, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Mediat lokale raportojnë se pasi personi i armatosur u largua pati sërish të shtëna.
Policia paralajmëroi banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi sulmuesi ishte ende në arrati. /Opinion.al