Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane

2020/12/14 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulm kibernetik ndaj disa agjencive amerikane

Hakerë të dyshuar rusë kanë hyrë në rrjetet e qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Thesarit dhe atë të Tregtisë, si pjesë e një fushate disa mujore globale të spiunimit kibernetik, që besohet të ketë shënjestruar edhe qeveri të tjera dhe korporata të mëdha.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, tha përmes një deklarate më 13 dhjetor se qeveria ishte “duke marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe korrigjuar çdo çështje të mundshme në lidhje me këtë situatë”. Ai nuk tha se kush qëndronte pas sulmit. Agjencia Reuters ishte e para që raportoi për këtë sulm kibernetik.

Zyrtarët e njohur me këtë çështje thanë se hakerat kishin në shënjestër Departamentin e Thesarit dhe Departamentit të Tregtisë, të dyja këto institucione përgjegjëse për vendosjen e politikës së internetit dhe të telekomunikacionit.

Ekziston gjithashtu një shqetësim se rrjetet e agjencive tjera qeveritare mund të jenë komprometuar. Situata është aq serioze, sa që Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, njoftoi Reuters.

“Kjo është një histori shumë më e madhe se një agjenci e vetme”, i tha agjencisë Reuters një prej njerëzve që ka njohuri për këtë çështje. “Kjo është një fushatë e madhe e spiunazhit kibernetik që synon qeverinë e SHBA dhe interesat e saj”, tha burimi.

Reuters dhe Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë, thanë se hakerat e qeverisë ruse aktualisht besohet se qëndrojnë prapa sulmit.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe agjenci tjera. Operacioni i hakerëve, që besohet të ketë filluar muaj më parë, por që është zbuluar tani, përfshinë edhe spiunimin e postës elektronike të agjencive të shënjestruara. Zbulimi vjen pasi firma amerikane e sigurisë kibernetike FireEye më 8 dhjetor tha se “një vend me aftësi sulmuese të nivelit të lartë” u fut në rrjetin e saj.

Hakerat vodhën mjetet që përdor FireEye për të testuar dobësitë në rrjetet kompjuterike të klientëve të saj, duke përfshirë qeveritë federale, shtetërore dhe lokale dhe korporatat kryesore.

Shumë anëtarë të komunitetit të sigurisë kibernetike dyshojnë se grupi i hakimit i lidhur me inteligjencën ruse, i njohur si APT29, ose Ariu i Qetë, ishte prapa sulmit ndaj FireEye.

I njëjti grup ishte prapa sulmeve ndaj Departamentit të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Barack Obamas, si dhe sulmit të serverave të Komitetit Demokratik Kombëtar gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Në një postim në blog më 13 dhjetor, FireEye tha se kishte zbuluar një “fushatë globale ndërhyrjeje” përmes një përditësimi të softuerit të serverit të bërë nga firma SolarWinds.

Softueri përdoret nga qindra mijëra organizata në mbarë botën, përfshirë korporatat e mëdha dhe qeveritë. Në faqen e saj të internetit, SolarWinds thotë se ndër klientët e saj janë edhe: Pentagoni, Departamenti i Shtetit, NASA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Drejtësisë dhe Shtëpia e Bardhë./ REL

Etiketa: #sulm #kibernetikshba

Ju sugjerojmë

“Kjo luftë e tmerrshme mund të marrë fund”, Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse
Bota

Tragjedia ajrore në Indi/ Trump: Një nga aksidentet më të këqija në histori

12 Qershor, 2025 8:13 pm
Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën
Bota

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

12 Qershor, 2025 7:45 pm
A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?
Bota

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

12 Qershor, 2025 7:32 pm
Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
Aktualitet

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

12 Qershor, 2025 7:19 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë

12 Qershor, 2025 7:15 pm
Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
Aktualitet

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo

12 Qershor, 2025 6:59 pm
Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas
Rajoni

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 Qershor, 2025 6:45 pm
Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
Sport

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

12 Qershor, 2025 6:30 pm
Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Sport

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

12 Qershor, 2025 6:27 pm
Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
Aktualitet

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve

12 Qershor, 2025 6:23 pm
Para
Protesta për Klodian Rashën, Policia: 4 të arrestuar e 46 të proceduar

Protesta për Klodian Rashën, Policia: 4 të arrestuar e 46 të proceduar

Protesta në Bulqizë, procedohen penalisht 10 persona

Protesta në Bulqizë, procedohen penalisht 10 persona

Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefat e komisariateve që lëvizin

Arrestohet i riu, dhunoi dhe tentoi të vjedh makinën një 36-vjeçari

TE FUNDIT

Tragjedia ajrore në Indi/ Trump: Një nga aksidentet më të këqija në histori

“Kjo luftë e tmerrshme mund të marrë fund”, Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse
12 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ajror në Indi, ku një avion me...

Lexo më shumë

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën
12 Qershor, 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake...

Lexo më shumë

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?
12 Qershor, 2025

Raportohet për tensione në rritje përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Azerbejxhanit. Banorët e fshatit Khnatsakh në Armeni kanë shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
12 Qershor, 2025

Mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në Klan News, foli për linë e mjamunit, një ditë pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com