Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

2025/06/02 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

Ishte një sulm befasues i suksesshëm i Ukrainës brenda tokës ruse.

Ukraina raporton më shumë se 40 avionë të shkatërruar rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur sulmin e papritur të shërbimit të tij sekret SBU kundër disa aeroporteve ushtarake ruse si një “sukses absolutisht të shkëlqyer”. Zelensky tha se ky sulm do të hyjë “në librat e historisë”.

Sulmi ishte operacioni më i gjerë i Ukrainës në luftë deri më tani. Sipas shërbimit sekret ukrainas, SBU, rreth 34 përqind e bombarduesve strategjikë të aftë për të hedhur raketa u shkatërruan ose u dëmtuan. Ushtria ruse i përdorte avionët e sulmuar “për të bombarduar qytetet ukrainase çdo natë”, thuhet nga SBU.

Thuhet se janë goditur edhe avionë paralajmërues A-50, të krahasueshëm me avionët AWACS të NATO-s. Sulmet thuhet se u drejtuan, ndër të tjera, kundër bazës ushtarake ruse në Belaya në Siberinë Lindore, e cila ndodhet në rajonin e Irkutskut, rreth 4,200 kilometra nga kufiri ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se disa avionë rusë u përfshinë nga flakët gjatë sulmeve me dronë ukrainas në rajonet Murmansk dhe Irkutsk. Dronët u qëlluan drejt avionëve nga zonat “shumë pranë” të fushave ajrore.

Bisedime në Stamboll

Nga ana tjetër Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll të hënën (02.06.) një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë.

Bisedimet planifikohet të zhvillohen të hënën. Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.

Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.

Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes

Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.

Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin./DW

Ju sugjerojmë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Para
Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët

Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona

Në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari

Në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari

TE FUNDIT

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
20 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin...

Lexo më shumë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com