32 person kanë mbetur të vdekur nga një sulm me raketa dhe dron gjatë një parade ushtarake në Jemen.
Përgjegjësinë e sulmit në Aden e kanë marrë rebelët Huthi të cilët janë kundër qeverisë së Jemenit.
Rebelët Huthi thanë se parada ushtarake ka qenë pjesë e përgatitjeve të forcave pro-qevritare për sulme të reja në territorin e kontrolluar nga ta, në veri të Adenit.
Por, sipas qeverisë, ajo ishte një ceremoni diplomimi për ushtarët e rinj.
Luftimet në Jemen kanë nisur në vitin 2014, kur lëvizja shiite Huthi ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, duke e detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të mërgojë.
Konflikti është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në mars të vitit 2015, kur Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe – të mbështetura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca – kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.
Gjatë këtyre përplasjeve, OKB-ja deklaron se 7000 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit./ Opinion.al E.Xh.