Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulltani i shekullit të XXI, emëron dhëndrin ministër të Financave

2018/07/10 at 11:55 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulltani i shekullit të XXI, emëron dhëndrin ministër të Financave

Ky është kabineti i ri qeveritar i Turqisë. Për të parën herë që prej rënies së perandorisë osmane, kryetar i ekzekutivit do të jetë njëherësh presidenti, Recep Tayyip Erdoğan, i cili merr edhe kompetencat e Kryeministrit. 16 janë ministrat e rinj, ku vetëm 4 vijnë nga karrierë politike, ndërsa të tjerët janë teknokratë ose emra të botës së biznesit me një të përbashkët, të gjithë janë besnikë të Erdoğan.

Bie në sy emërimi në krye të Financave dhe Thesarit, i dhëndrit të tij Berat Albajrak. Do të jetë njeriu më i afërt i presidentit që do të trajtojë krizën e monedhës kombëtare Lira, që muajt e fundit ka pësuar rënie drastike, çka tregon edhe brishtësinë e ekonomisë turke.

Praktikisht, me ndryshimet kushtetuese do të jetë ai që do të emërojë kreun e Bankës Qendrore dhe anëtarët e saj, ndërsa në krye të Mbrojtjes Kombëtare, Erdoğan caktoi gjeneralin Yasar Guller, deri dje shefi i Shtabit të Ushtrisë.

Mediat e huaja, por edhe ato vendase nuk e fshehin rrezikun e zhytjes së Turqisë në një diktaturë fashiste. Erdoğan është në aleancë të pathyeshme me nacionalistët e Devlet Baçeliut, shkruan shtypi turk, duke rrezikuar thellimin e shtypjes ndaj kurdëve dhe minorancave kombëtare. “Sulltani i shekullit të 21” e quan Deutsche Welle, duke theksuar se kompetencat e reja i japin pushtet Erdoğan-it mbi të gjitha institucionet.

Pavarësisht përpjekjeve për ta krahasuar Republikën e re Rresidenciale me sistemin francez dhe amerikan, dallimet janë të theksuara. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti nuk e shpërndan dot Kongresin, ndërsa në Francë i përcakton parlamenti anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Këto fuqi i ka Recep Tayyip Erdoğan. Pikërisht këto i japin pushtet mbi të gjitha institucionet.

/Tv Klan

Etiketa: dhëndrin ministër të Financaveerdogan

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Para
VETINGU/ Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari Thanza: Kam humbur rritjen e fëmijëve për punën

‘Xhaxha të lutem më shpëto", gjyqtari Admir Thanza përlotet në veting: Pranova burgun për nipin, vjedhjen s'e kam bërë unë

Balkan barometer: Gati gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre

Balkan barometer: Gati gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre

Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin se çfarë bëhej para ndeshjeve

Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin se çfarë bëhej para ndeshjeve

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com