Aktualitet

Sulçebe: Të kesh maskën në rrugë dhe ta heqësh në lokal është pa kuptim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 31/10/20 |
Al Do

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, është shprehur sot në favor të një mbylljeje të pjesshme pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19 që po shtohen dita ditës.

Është e pritshme jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Europën dhe Botën, sepse klima tani vjeshta është ideale për përhapjen e virusit, aq më tepër njerëzit grumbullohen në ambiente të mbyllura, në punë në zyrë, kafene, shkolla etj, dhe është një vatër ideale e infeksionit. Nëse do të kemi një përhapje progresive, kjo gjendje mund të kalojë në nivelin e të pamenaxhueshmes, dhe nevojiten masa restriktive të fokusuara. Pra duhet të evitohet grumbullimi i njerëzve, distancimi fizik të jetë mbi 2 m larg njëri tjetrit, dhe mbajtja e maskës, e ul shumë transmetueshmërinë e virusit”, tha Sulçebe në një intervistë televizive në “News 24”.

Ai e konsideroi pozitive masën e marrë nga komitetit i ekspertëve për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura por e quajti skandaloze heqjen e saj kur futemi në lokal.

Jashtë më tepër ti duhet të përgatitesh, dhe ta mbash atë në mënyrë të vazhdueshme. Por të kesh maskën rrugës dhe kur të futesh në lokal ta heqësh kjo është gjëja më paradoksale dhe më e pakuptimtë dhe e rrezikshme madje”, tha Sulçebe.

Mjeku komentoi gjithashtu ecurinë e infeksionit sipas grupeve të gjakut.

Ka të dhëna shkencore, që ndikon edhe grupi i gjakut. Thuhet që grupi i gjakut A është pak më i rrezikuar për një ecuri më të vështirë të infeksionit, ndërsa grupi i gjakut 0 është më i mbrojtur e kalon më mirë infeksionin. Janë gjenetike. Është një karakteristikë e veçantë e virusit, i cili jo te të gjithë por te ata që hyn në një dozë më të lartë dhe jep një sëmundje simptomatike, jep një inflamacion. Mobilizim të qeliza e molekulave të organizmit që përgatiten për të luftuar dhe janë disa simptoma që janë karakteristike për këtë inflamacion që është ulja e limfociteve, janë ato që do që do mobilizohen për të krijuar imunitetin specifik. Dhe kemi një mobilizim të tyre, nga gjaku te indet. Ndaj kemi një ulje të tyre në gjak, që tregon se kemi një inflamacion. Rritja e ferritinës, është tregues i Sars COV 2 si edhe kemi çrregullime në koagulimin e gjakut, gjë që shprehet me rritje të D dimerit”, tha Sulçebe. /Opinion.al

Pas