-U tha në Opinion

Sulçebe: 2-3% e popullsisë së botës kanë rënë në kontakt me virusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 04/05/20 |
Al Do

Mjeku imunolog Genc Sulçebe deklaroi në një studion e emisionit “Opinion” se në Shqipëri ende nuk e dimë se sa të imunizuar jemi.

Ai tha se duhet të dimë se sa përqind e popullsisë kanë rënën në kontakt me koronavirusin dhe kjo mund të verifikohet nga analiza serologjike.

Megjithatë mjeku tha se sipas OBSH, 2-3% e popullsisë së botës ka rënë në kontakt me koronavirusin ndërsa në vende të tjera studimet tregojnë se këto shifra janë më të mëdha.

Ne nuk e dimë sa përqind kanë rënë në kontakt me virusin. Kjo mund të shihet kur të bëhet analiza serologjike. Obsh ka thënë para ca ditësh se 2 – 3 % e popullatës botërore mund të jetë e prekur. Gjermania thotë se në një studim të bërë në një popullatë 15% kanë patur antitrupa ndaj virusit, kishin rënë në kontakt. Në SHBA 4% kanë patur antitrupa në Kaliforni, ndërsa në Neë York në shtet rreth 14% kanë antitrupa. Në New York City 20% kanë rënë në kontakt me virusin dhe shumica nuk kanë simptoma”, tha Sulçebe.

Nëse i referohemi të dhënave, popullësia e botës është rreth 7.5 miliardë njerëz, 2% e të cilëve llogaritet të jenë 150 milionë persona. Aktualisht në botë janë konfirmuar vetëm 3.5 milionë raste. /Opinion.al

Pas