Politikë

Sula për ministren Ibrahimaj:Konfirmoi se krimi ekonomik është lejuar nga qeveria



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 06/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula reagoi në lidhje me deklaratat e ministres së Financave Ibrahimaj për skemën e evazionit fiskal ku u përdorën emrat e disa të moshuarve.

Sula tha se ministrja Ibrahimaj me deklarat e bëra ka pranuar se krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria.

“Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot se krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria! Ministrja Ibrahimaj duhet të kishte dalë sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe të komunikonin kërkesën për bllokimin e llogarive të kompanive dhe pronarëve që kanë kryer krim ekonomik me kompanitë e inceneratorëve. Por jo, ajo doli dhe konfirmoi se kishin dijeni, madje tentoi ta relativizonte situatën si një gjë normale”,-tha Sulaj.

Ndër të tjera Sulaj tha se  edhe pse mazhoranca i detyroi bizneset që pas kasës fiskale të bënin shpenzime të tjera me detyrim për projektin e fiskalizimit që raporton çdo gjë në kohë reale, duket se nuk kanë ndaluar këtë krim ekonomik.

Ministrja pranoi sot se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018. Ibrahimaj tha se janë denoncuar 20 kompani fiktive që prisnin fatura për punë të pakryera, dhe se faturat janë blerë nga 197 firma, mes të cilave edhe kontraktorë të inceneratorëve.

 

Pas