Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE-së

2021/12/19 at 3:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e Presidencës gjashtëmujore të Sllovenisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa drejtimi i BE-së për gjashtëmujorin e ardhshëm do t’i dorëzohet Francës.

Por, praktikisht pjesa e punës së Presidencës sllovene tashmë ka përfunduar, pasi në javën e fundit u zhvilluan edhe takimet e fundit të Këshillit, të parapara për këtë vit. Nën udhëheqjen e BE-së nga Sllovenia përmenden disa të arritura, por edhe dështime sa i përket procesit të zgjerimit dhe raporteve të bllokut evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në fillim të Presidencës së saj, Sllovenia kishte vendosur si prioritete procesin e zgjerimit të BE-së dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Diplomatët në Bruksel thonë se përkundër shumë sfidave nëpër të cilat kaloi Presidenca sllovene, ajo arriti një “sukses të pjesshëm” sa i përket qëllimeve të vendosura për procesin e zgjerimit.

Si sukses përmendet mbajta e samitit në Bërdo ndërmjet BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në samitin e Bërdos, që u mbajt në tetor, blloku evropian përsëriti përkushtimin për procesin e zgjerimit.

Mbajtja e konferencës ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Serbisë, po ashtu përmendet si sukses. Në këtë konferencë u hapën negociatat për një bllok kapitujsh. Kjo ishte hera e parë pas më shumë se dy vjetësh që Serbia hapi kapituj të rinj në procesin e bisedimeve të anëtarësimit.

Ndërkaq, në takimin e fundit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që u mbajt më 14 dhjetor, në momentin e fundit shtetet anëtare arritën pajtim sa i përket miratimit të konkluzioneve për procesin e zgjerimit dhe atë të Stabilizim Asociimit. Ky po llogaritet si sukses i Presidencës sllovene, pasi drafti i konkluzioneve u bllokua, por në fund ministrat e BE-së arritën kompromis.

Megjithatë, një synim tjetër i Presidencës sllovene nuk është realizuar. Gjatë udhëheqjes së Sllovenisë nuk u arrit hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tirana dhe Shkupi për vite me radhë po presin nisjen e bisedimeve dhe sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, dy shtetet kanë përmbushur të gjitha kushtet. Por, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, e ka bllokuar këtë proces për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Maqedoninë e Veriut sa i përket historisë dhe gjuhës. Për shkak se disa shtete po refuzojnë që të ndajnë Shqipërinë nga paketa me Maqedoninë e Veriut, edhe nisja e negociatave me Tiranën është bllokuar.

Presidenca sllovene gjatë takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme, përmes konkluzioneve të propozuara, tentoi që të niste negociatat me Tiranën dhe Shkupin gjatë udhëheqjes së saj me BE-në. Por, në fund, në dokument fjalia “nisja e negociatave para fundit të këtij viti” u zëvendësua me fjalinë që negociatat “të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Tani, puna për zhbllokimin e procesit të nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i mbetet Francës.

Sllovenia po ashtu nuk arriti të bëjë asnjë hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndonëse Lubjana zyrtare kishte vullnet të mirë për këtë proces, ajo kishte vlerësuar se në Këshill nuk kishte vullnet për të kaluar një vendim të tillë, prandaj kjo temë nuk u vendos në rend dite.

Presidenca sllovene e konsideron si sukses edhe arritjen e pajtueshmërisë mes vendeve anëtare të bllokut evropian se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e zonës Shengen. Edhe pse Sllovenia dhe Krocia kanë çështje të pazgjidhura mes vete, Lubjana dëshiron që Zagrebi të bëhet pjesë e Shengenit, që do të nënkuptonte edhe heqjen e kontrolleve kufitare në kufijtë e këtyre dy shteteve të BE-së.

Pavarësisht se BE-ja ka struktura të përhershme, siç është Shërbimi për Veprim të Jashtëm (EEAS), roli i kryesuesit të radhës mbetet i rëndësishëm si ndërmjetësues mes shteteve anëtare.

Vlerësohet se bazuar në rrethanat ekzistuese, Sllovenia gjatë kryesimit të BE-së ka arritur që të balancojë si duhet, veçmas duke pasur parasysh se në fillim të Presidencës së saj kishin dalë ide për ndryshimin e kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një prej ideve për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ide të tilla kishte pasur edhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha dhe sipas diplomatëve në Bruksel, një fakt i tillë pati ndikim edhe në punën e Presidencës sllovene, pasi disa veprime të kësaj presidence u panë me dyshim.

Etiketa: bePresidenca sllovene

Ju sugjerojmë

Zjarret shkatërrojnë pyjet, Spanja shënon marsin më të nxehtë
Bota

Zjarret shkatërrojnë pyjet, Spanja shënon marsin më të nxehtë

30 Mars, 2023 5:35 pm
Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete
Aktualitet

Humb jetën një person nga COVID-19 në Shqipëri

30 Mars, 2023 5:11 pm
Disiplina pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën
Sport

Disiplina pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën

30 Mars, 2023 4:56 pm
VIDEO/ Aguero kalon sërish krizë në zemër gjatë transmetimit live
Te Fundit

VIDEO/ Aguero kalon sërish krizë në zemër gjatë transmetimit live

30 Mars, 2023 4:44 pm
Erdogan: Putin pritet të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm
Bota

Erdogan: Putin pritet të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm

30 Mars, 2023 4:43 pm
Evropa kritikohet për trajtim çnjerëzor të emigrantëve
Te Fundit

Evropa kritikohet për trajtim çnjerëzor të emigrantëve

30 Mars, 2023 4:31 pm
I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament
Politikë

I akuzuar nga SPAK për tre vepra penale, Ahmetaj shfaqet në Parlament

30 Mars, 2023 4:16 pm
Opinion/ Kur të dominon pasioni!
Emisionet

Opinion/ Kur të dominon pasioni!

30 Mars, 2023 4:02 pm
U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari
Bota

U godit nga rrufeja teksa luante golf, ndërron jetë në spital 56-vjeçari

30 Mars, 2023 4:01 pm
I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari
Aktualitet

Vidhte llogari në Facebook dhe kërkonte para nga familjarët, i riu përvetësoi 100 mijë €

30 Mars, 2023 3:55 pm
Para
Deklaratat e Çuçit, PD: Zëdhënësi i regjimit Rama-Doshi lau duart

“Policia mbron selinë e PD”, Alibeaj-Berishës: Dëshpëruese, përdor fotomontazhe

Përgjimet/ Tabaku i përgjigjet Ballës: Përpjekje patetike, nuk funksionon

Tabaku: Operacioni i SPAK-ut për inceneratorët u dekonspirua

Kosovë/ Katër rastet të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

Kosovë/ Katër rastet të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve





TE FUNDIT

Zjarret shkatërrojnë pyjet, Spanja shënon marsin më të nxehtë

Zjarret shkatërrojnë pyjet, Spanja shënon marsin më të nxehtë
30 Mars, 2023

Spanja është duke u përballur me një valë të nxehti të pazakontë e cila ka shkaktuar më shumë se 100...

Lexo më shumë

Humb jetën një person nga COVID-19 në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete
30 Mars, 2023

Një 62-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, teksa janë konfirmuar...

Lexo më shumë

Disiplina pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën

Disiplina pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën
30 Mars, 2023

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije vendimet  në bazë të ndeshjeve të fundit në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Aguero kalon sërish krizë në zemër gjatë transmetimit live

VIDEO/ Aguero kalon sërish krizë në zemër gjatë transmetimit live
30 Mars, 2023

Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com