Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e përshëndeti, siç tha, “suksesin e ndritshëm” të vendit të tij në luftën kundër COVID-19.
Kim tha se vendi i tij “ka parandaluar sulmin e virusit malinj dhe ka ruajtur një situatë të qëndrueshme”, raporton agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.
Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë dhe ka vendosur mijëra njerëz në izolim, gjashtë muaj më parë, kur virusi ka nisur të përhapet në botë.
Ajo thotë se nuk ka raste të të infektuarve, edhe pse ekspertët besojnë se një gjë e tillë nuk ka gjasa.
Kim tha se suksesi në trajtimin e virusit “është arritur nga udhëheqja largpamëse e Komitetit Qendror të Partisë”.
Por, sipas KCNA-së, Kim paralajmëroi se “lehtësimi i nxituar i masave anti-epidemike do të rezultonte në një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme”. /Opinion.al