Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka konsideruar sukses operacionin e policisë shqiptare, në bahskëpunim me autoritetet greke dhe DEA-n, ku u sekuestrua një sasi e madhe kokaine.
““KUITO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të PSH në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për PSH dhe falënderime për partnerët tanë. E gjitha vazhdon…”, shkruan Lleshaj.
Pas një muaj hetime, me indicie të DEA-s amerikane, policia shqiptare arrestoi dy persona dhe një tjetër u shpall në këkrim, Gentian Malindi. Dy të arrestuarit dolën këtë premte përpara trupit.
Të arrestuarit janë Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit, dhe Altin Myslihaka, peshkatar. Këta persona morën pakot që prisnin brenda kontenierëve, të cilët ishin ndaluar më parë në Greqi, në kuadër të aksionit antidrogë.
Adrian Bega ka përdorur kartën e tij të punës, për të hyrë dhe për të dalë nga porti, ndërkohë që lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorit janë regjistruar të gjitha nga kamerat.
Por teksa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e cilësoi operacionin si sukses, gazetarja Anila Hoxha shkruan për disa dyshime.
Sipas gazetares, Policia dështoi dhe e deklaron sasinë e kokainës si të kapur prej për shkak se në kontenierin e dytë nuk shkoi askush të tërheqë pakot.
Reagimi në rrjetet sociale:
Çfarë nuk thuhet në konferencë: Trafikantët kanë marrë vetëm pakot e orizit; Trafikantët nuk erdhën të merrnin drogën në kontenierin tjetër, çka e detyroi policinë që nën efektin e dështimit të shkojë dhe ta deklaroje si drogë te kapur 137 kg; Njëri nga pritësit është peshkatar; Pritësi tjetër ishte roje dhe hyri përmes badge të portit; I treti në kërkim, ishte ai qe priste në makinën gri me targa të huaja; Droga me dorëzim të kontrolluar që ishte zëvendësuar me oriz ishte vetëm 22 kg; Kush tradhtoi ?/ Opinion.al