Bota

Suedia zbulon një rrjedhje të re në gazsjellësin rus



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 29/09/22 |
Opi Nion

Suedia ka zbuluar një rrjedhje të re gazi në një tubacion të madh nënujor që transporton gaz natyror rus në BE. Kjo është rrjedhja e katërt e gazit e zbuluar gjatë kësaj jave.

Danimarka dhe Suedia raportuan rrjedhje gazi në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në fillim të kësaj jave, gjë për të cilën NATO tha se incidentet ishin rezultat i akteve të qëllimshme.

Nga ana tjetër, Rusia i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se pretendimet se kishte sulmuar tubacionet e veta janë “idiotësi”. Ndërkohë, ministria e jashtme ruse tha se shpërthimet kishin ndodhur në “zona të kontrolluara nga inteligjenca amerikane”.

Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar, Miguel Berger, i tha BBC-së se ishte e qartë se një aktor jo-shtetëror nuk mund të kishte qenë pas incidenteve.

Çdo sulm i qëllimshëm do të përballet me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Roja bregdetare suedeze tha se ata kishin gjetur rrjedhjen e katërt në Nord Stream 2, shumë afër një rrjedhjeje më të madhe të gjetur më parë në Nord Stream 1.

BE-ja ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për përdorimin e furnizimeve me gaz si një armë kundër Perëndimit, si hakmarrje për mbështetjen e saj për Ukrainën.

Është “shumë e qartë” se kush qëndron pas dëmit, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” për rrjedhjet, duke shtuar se mundësia e një sulmi të qëllimshëm nuk mund të përjashtohej.

Udhëheqësit e BE-së kanë thënë se çdo sulm në infrastrukturën energjetike të kontinentit do të përballet me “përgjigjjen më të fortë të mundshme”.

Ndërkohë, Norvegjia, e cila nuk është në BE  tha se do të vendoste ushtrinë e saj për të mbrojtur instalimet e naftës dhe gazit.

As Nord Stream 1 dhe 2 nuk po transportojnë gaz për momentin, megjithëse të dy përmbajnë gaz./Opinion.al

Pas