Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde ka nënshkruar kwtw të martën aplikimin që deklaron se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.
Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA – duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak.
Ky vendim erdhi pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane.
“Duket se kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë”, tha Linde.
“Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit.
“Tani këtë javë, ky aplikim do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”.
Kujtojmw se Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.