Bota

Suedia: Duam vetëm mbrojtjen e NATO-s, jo armë bërthamore në territorin tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 16/05/22 |
Opi Nion

Suedia zyrtarizoi vendimin historik, duke lënë pas një epokë për të nisur një të re.

“Qeveria ka vendosur të njoftojë NATO-n që Suedia dëshiron të bëhet anëtar i aleancës dhe ambasadori ynë do ta njoftojë NATO-n për këtë”, tha Magdalena Andersson, kryeministre e Suedisë.

Vendimi për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Atlantikut të Veriut, i nxitur nga lufta ruse në Ukrainë, erdhi pas një debati prej 3 orësh në Parlament. Kryeministrja, në një konferencë bashkë me liderin e opozitës, si asnjëherë më parë, tha nga Stokholmi se ka besim në mbështetjen e popullit suedez në këtë drejtim të ri ushtarak që po merr vendi, pasi vjen si masë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Suedia do të jetë shumë e ekspozuar gjatë periudhës së shqyrtimit të aplikimit tonë. Rusia ka thënë se do të ndërmarrë kundërmasa nëse i bashkohemi NATO-s. Nuk mund të përjashtojmë që Suedia të jetë subjekt i dezinformatave dhe përpjekjeve për të na frikësuar dhe përçarë. Por, është gjithashtu e qartë se Suedia nuk qëndron e vetme”, tha Andersson.

Suedia qëndroi neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për dy shekuj ka shmangur bashkimin me grupime ushtarake. Kryeminsitrja shtoi se Suedia do të ishte në pozicion të cenueshëm nëse do të mbetej i vetmi vend i Europës veriore jashtë NATO-s, pasi dhe Finlanda ka zyrtarizuar vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Megjithatë, Andersson vendosi disa kushte, duke saktësuar se nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s dhe armë bërthamore në territorin e vendit të saj.

Pas