Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia dhe Danimarka i bashkohen iniciativës gjermane “Sky Shield”

2023/02/18 at 10:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedia dhe Danimarka i bashkohen iniciativës gjermane “Sky Shield”

Projekti evropian i mbrojtjes kundërajrore i nisur nga Gjermania ka anëtarë të rinj: Danimarka dhe Suedia duan të bëhen pjesë e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius shpreson për më shumë pjesëmarrës.


Nën ndikimin e sulmit rus ndaj Ukrainës, në mes të tetorit 15 shtete nënshkruan një deklaratë qëllimi për një iniciativë të përbashkët të mbrojtjes ajrore, të quajtur Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit (“Sky Shield Initiative). Numri i pjesëmarrësve tani do të rritet: Suedia dhe Danimarka po i bashkohen iniciativës gjermane.

Suedia dhe Danimarka i bashkohen nismës gjermane për një mbrojtje ajrore të përbashkët evropiane. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi të mërkurën, në kuadër të një takimi me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, për nënshkrimin e një deklarate mbi këtë temë me Danimarkën, një vend anëtar i NATO-s, dhe Suedinë, një vend kandidat për anëtarësim. Ky është një “hap i rëndësishëm drejt më sigurisë më të madhe kolektive”, theksoi Pistorius.

Më shumë anëtarë do të thotë më shumë siguri dhe më pak kosto për secilin prej vendeve anëtare”, shtoi politikani gjerman. Numri i pjesëmarrësve të kësaj iniciative tani është rritur në 17, duke përfshirë gjysmën e 30 vendeve të NATO-s, si dhe Finlandën dhe Suedinë, kandidate për anëtarësim.

Qëllimi i mburojës është të mbushë boshllëqet në mbrojtjen ajrore. Mburoja e propozuar nga Gjermania do të integrojë sisteme të ndryshme të përshtatshme për mbrojtje kundër raketave me rreze të mesme dhe të gjatë ose dronëve të armatosur – gjithashtu për të mbrojtur kundër sulmeve të mundshme nga Rusia.

Polonia ende nuk merr pjesë

Polonia ende nuk merr pjesë në këtë iniciativë. Megjithatë, Pistorius tha se ishte në diskutime me Varshavën dhe të tjerët. I pyetur për një pranim polak në mburojën raketore, ai tha: “E përfytyroj që kjo të ndodhë së shpejti, por kjo mbetet për t’u parë.”

Në fund të gushtit të vitit të kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) e quajti një mbrojtje të përbashkët ajrore një “fitim sigurie për të gjithë Evropën”. Përveç kësaj, kjo “është më e lirë dhe më efektive sesa nëse secili prej nesh do të krijonte mbrojtjen vetjake ajrore, e shtrenjtë dhe shumë komplekse”, theksoi ai në fjalimin e tij për Evropën në Universitetin Charles të Pragës./DW

Etiketa: “Sky Shield”danimarkasuedia


Ju sugjerojmë

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Lamallari: Po godasim korrupsionin, rezultatet janë konkrete
Politikë

Lamallari nxjerr pamjet: Edhe kreu i PD-së së Mamurrasit në protestë

2 Korrik, 2026 5:02 pm
Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar
Kronikë

Protesta para Parlamentit, 20 protestues të shoqëruar

2 Korrik, 2026 4:10 pm
“Zvërneci”, Rama: Të huajt s’po vijnë në Shqipëri për të shkatërruar natyrën
Kryesore

Rama: Protesta e qytetarisë ia ka lënë vendin filmit të vjetër të dhunës

2 Korrik, 2026 2:29 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën e presidentit Donald Trump

2 Korrik, 2026 2:25 pm
Para
Kunata e Mirel Mërtirit kalon vettingun, ONM kërkon rihetim të dosjes

Kunata e Mirel Mërtirit kalon vettingun, ONM kërkon rihetim të dosjes

“Prona e shqiptarëve, e pasigurt”, Lame-Metës: Nuk regjistrove as Presidencën

"Prona e shqiptarëve, e pasigurt", Lame-Metës: Nuk regjistrove as Presidencën

Babai vrau të birin në Maliq, kryeplaku: Gjithë shtëpia ishte me gjak

Babai vrau të birin në Maliq, kryeplaku: Gjithë shtëpia ishte me gjak
















TE FUNDIT

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
2 Korrik, 2026

Ndërsa protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë të tyre, kryeministri Edi Rama thotë se “dorëheqja nuk është...

Lexo më shumë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
2 Korrik, 2026

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara ditën e sotme mes protestuesve, deputetëve dhe uniformave...

Lexo më shumë

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
2 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e tjerë të Policisë së...

Lexo më shumë

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
2 Korrik, 2026

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka ardhur nga Venezuela, ku një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat tetë ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}