Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

2023/06/04 at 9:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, është afër synimit për tu klasifikuar si vend “pa duhanpirje”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të marrë këtë status, niveli i pirjes së duhanit në një vend duhet të jetë më pak se 5 për qind. Suedia është shumë afër arritjes së këtij niveli.


Në zonat publike në Suedi, një vend me 10.5 milionë banorë, nuk është e zakonshme të shohesh njërëz duke pirë cigare.

Pirja e duhanit është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave, jashtë spitaleve dhe ndërtesave të tjera publike.

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, pirja e duhanit nuk lejohet brenda restoranteve, por që nga viti 2019, ndalimi i pirjes së duhanit në Suedi zbatohet edhe për mjediset e jashtme publike, në natyrë.

Sipas agjencisë së statistikave Eurostat, vetëm 6.4 për qind e suedezëve mbi 15 vjeç ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019, niveli më i ulët në Bashkimin Evropian. Në bllokun 27 anëtarësh mesatarisht 18,5 për qind e banorëve ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019.

“Jo, nuk pi duhan. Nuk e di pse. Nuk e kam filluar kurrë”, thotë banori i Stokholmit, Andreas Modig.

“Na pëlqen një mënyrë e shëndetshme e të jetuarit, mendoj se kjo është arsyeja. Nuk më pëlqen aroma, dua të kujdesem për trupin tim, kështu që jo, nuk ka qenë kurrë një interes për mua”, thotë Carina Astorsson, një tjetër banore e Stokholmit.

Shumë ekspertë thonë se ky është rezultat i fushatave dhjetëra vjeçare dhe ligjeve kundër duhanpirjes.

“Nuk mund të pish duhan në rrugë, është e ndaluar në kaq shumë zona. Nganjëherë më vjen pak keq për duhanpirësit sepse është e ndaluar pothuajse kudo”, thotë Cecilia, banore e Stokholmit.

Por ekspertët theksojnë përhapjen e “snus”, një produkt duhani pa tym që është i ndaluar në vendet e tjera të BE-së, por që shitet në Suedi si një alternativë ndaj cigareve.

Këtë produkt, të paketuar në qese të vogla me duhan të lagur, njerëzit e përdorin duke e vendosur nën buzët e sipërme.

Suedezët e pëlqejnë aq shumë këtë produkt duhani, të ngjashëm me disa produkte që shiten në Shtetet e Bashkuara, saqë kërkuan një përjashtim nga ndalimi i BE-së për duhanin pa tym kur u anëtarësuan në BE në vitin 1995.

Për “Swedish Match”, një kompani e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve të duhanit, “snus” është pjesë e identitetit suedez.

“Është pjesë e kulturës suedeze, është si ekuivalenti suedez i proshutës italiane të Parmës apo ndonjë zakon tjetër kulturor”, thotë Patrik Hildingsson, zëdhënës i kompanisë “Swedish Match”, prodhuesi më i mirë i “snusit” në Suedi, e cila u ble nga gjigandi i duhanit “Philip Morris” vitin e kaluar.

Gjatë dhjetë viteve të fundit përdorimi i duhanit të lagur dhe formave të tjera pa tym të nikotinës u rrit nga 11.2 në 13.7 për qind.

Marina Sohlberg, pedagoge në Universitetin e Stokholmit, thotë se politikat kundër duhanit në Suedi kanë pasur efektin e stigmatizimit të duhanpirjes dhe duhanpirësve, duke i larguar ata nga hapësirat publike në oborret e shtëpisë dhe në zonat e caktuara për duhanpirjen.

“Ligjet dhe politikat tona po u dërgojnë sinjale duhanpirësve se kjo nuk pranohet nga shoqëria”, thotë ajo.

Zonja Sohlberg e pranon se edhe duhani i lagur është i rrezikshëm për shëndetin. Por ajo thotë se duhet të ketë një përqëndrim më të madh në pakësimin e dëmit ndaj shëndetit në luftën kundër duhanpirjes.

“Për t’i larguar njerëzit nga pirja e duhanit, që është i dëmshsëm për shëndetin, ne duhet tu ofrojmë atyre një alternativë që është më pak e dëmshme”, thotë ajo.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kalimi nga një produkt i dëmshëm në tjetrin nuk është zgjidhje.

“Nxitja e të ashtuquajturës “qasje për reduktimin e dëmit” ndaj duhanit është një mënyrë tjetër se si industria e duhanit po përpiqet të mashtrojë njerëzit rreth natyrës së rrezikshme të këtyre produkteve”, tha OBSH përmes një emaili për agjencinë e lajmeve Associated Press./ VOA



Ju sugjerojmë

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

30 Dhjetor, 2025 10:59 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

30 Dhjetor, 2025 8:44 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

30 Dhjetor, 2025 8:03 am
“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Para
Futbollisti shqiptar feston titullin kampion në Seria A me flamurin e Kosovës

Futbollisti shqiptar feston titullin kampion në Seria A me flamurin e Kosovës

Zelensky: Rusia po arrin t’i anashkalojë sanksionet ndërkombëtare, dikush e ndihmon

Zelensky: Rusia po arrin t'i anashkalojë sanksionet ndërkombëtare, dikush e ndihmon

“Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak

Korçë/ Burri qëllon me thikë bashkëshorten
















TE FUNDIT

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
30 Dhjetor, 2025

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke...

Lexo më shumë

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

Auto-Skicë
30 Dhjetor, 2025

Pas protestave të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar...

Lexo më shumë

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
30 Dhjetor, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të...

Lexo më shumë

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com