Forca të shumtë policie dhe ambulanca ndodhen në qendrën tregtare Emporia në Malmo, Suedi, pasi të shtëna u dëgjuan brenda ndërtesës.
“Ka patur të shtëna në qendrën tregtare Emporia në Malmö”, tha policia suedeze në një deklaratë.
Sipas gazetës suedeze Sydsvenskan, dy gra u plagosën nga të shtënat dhe një person është arrestuar, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për momentin./Opinion.al