Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se shteti i Sudanit njeh pavarësinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës dhe shpreson që marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve tona të zgjerohen dhe fuqizohen më tej.
“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.
Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Kurti.