Sport

“Suarez mund të rikthehet tek Ajax”


               Publikuar në : 21:50 - 17/08/19 |
Opi Nion

Legjenda e Ajaxit, Sjaak Sëart, është shprehur se uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, dëshiron të kthehet në Ajax para se t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.

“Mendoj se ai dëshiron me të vërtetë të kthehet te Ajax. Menjëherë? Epo, ndoshta edhe menjëherë. Ai do të kthehet me të vërtetë te Ajax, thjesht nuk e di kur”, u shpreh Sëart në një intervistë të dhënë për ‘NH Sportcafe’.

Suarez ka kaluar katër vjet me kampionët holandez në fillim të karrierës së tij, duke i shënuar 111 gola dhe duke e fituar 1 titull të Eredivisie, para se të kalojë në Liverpool në vitin 2011.

Po ashtu, lojtari i Barcelonës së fundmi e bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter, duke e falënderuar klubin që i dha atij gjithçka në karrierë./ Opinion.al E.Xh.

Pas