Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stuhia e dëborës, miliona persona pa energji në Teksas

2021/02/17 at 8:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stuhia e dëborës, miliona persona pa energji në Teksas

Një stuhi e rallë dimërore ka sjellë temperatura të acarta në të paktën gjysmën e territorit të Shteteve të Bashkuara, duke lënë 2.5 milionë banorë të Teksasit pa energji elektrike.


Dëbora dhe temperaturat e ulëta në nivel rekord vazhduan edhe të mërkurën në këtë shtet në kufi me Meksikën. Moti i pazakontë ka shtuar tepër kërkesën për energji elektrike për ngrohjen e mjediseve të brendshme, duke mbingarkuar sistemin energjetik. Kjo rezultoi në ndërprerje të furnizimit me energji si pasojë e problemeve në rrjet.

Lina Hidalgo, gjykatësja e komunës Harris ku përfshihet edhe qyteti Hjuston, tha se disa nga ndërprerjet e energjisë janë shkaktuar nga moti dhe shumë prej tyre po riparohen.

Por ajo shtoi se shumë nga problemet në këtë shtet janë “fatkeqësi të shkaktuara nga njeriu” si rezultat i problemeve në rrjetin elektrik që menaxhohet nga Këshilli për Energji të Qëndrueshme në Teksas (ERCOT), duke shtuar se qytetarët në këtë shtet meritojnë shpjegime nga agjencia e mbikqyrjes energjetike.

Presidenti i këshillit ERCOT, Bill Magness tha se u përpoqën ta përgatisin sistemin për stuhinë, por kushtet e motit u keqësuan të martën dhe shumë centrale ndërprenë punën. Disa politikanë në këtë shtet të njohur për objektet e prodhimit të naftës e gazit natyror, fajësuan energjinë e gjelbër për ndërprerjet duke thënë se problemet u shkaktuan nga ngrirja e turbinave të erës.

Zoti Magness tha se disa turbina kishin ngrirë, por shtoi se një kapacitet dy herë më i madh prodhimi ishte ndërprerë nga ndalimi i punës së centraleve me qymyrguri dhe gaz natyror. Ai shpjegoi se ndërprerja e punës në këto centrale ishte e domosdoshme për të parandaluar avari edhe më të rënda.

Zyrtari tha se nuk mund të jepte një datë specifike se kur mund të kthehej furnizimi me energji. Guvernatori i Teksasit, republikani Greg Abbott bëri thirrje për hetime mbi punën e kësaj strukture mbikqyrëse.

Parashikimet meteorologjike flasin për vazhdimin e motit të acartë për të paktën disa ditë në Teksas dhe pjesën lindore të vendit.

 

Etiketa: energji elektrikestuhiteksas


Ju sugjerojmë

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:53 am
Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Para
Çfarë i ndodhi? Rishfaqet në publik pas një viti gruaja e Kim Jong-Un

Çfarë i ndodhi? Rishfaqet në publik pas një viti gruaja e Kim Jong-Un

COVID/ Erdogan: Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

COVID/ Erdogan: Turqia do t'i kthehet gradualisht jetës normale nga marsi

Refuzuan Tiranën, pacientët shqiptarë shërohen nga COVID-19 në Kosovë

Refuzuan Tiranën, pacientët shqiptarë shërohen nga COVID-19 në Kosovë
















TE FUNDIT

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet u...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
28 Dhjetor, 2025

Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar. Anketa e Emigracionit...

Lexo më shumë

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
28 Dhjetor, 2025

Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
28 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com