Si pasojë e motit me erë të fortë në Portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit dhe anijeve të tonazhit të ulët.
Tragetet dhe sektoret e tjera vijojnë punët normalisht, shkruan tvklan.
Sa i përket situatës në qytet dhe në zonat periferike mësohet se si pasojë e reshjeve gjatë natës ka pasur disa probleme në mbushjen e rrugëve me ujë.
Megjithatë situata është drejt përmirësimit dhe pa problematika.