Dobishmëria e qumështit të gjirit dihet tashmë, por studiuesit kanë zbuluar se sheqeri që përmban ky lloji qumështi i mbron foshnjet e sapolindura nga sëmundja e meningjitit, helmimit në gjak si dhe pneumonia.
Sipas studiuesve këto vijnë si pasojë e infeksionit streptokoku i grupit B.
I njohur gjithashtu edhe si GBS, ai është infeksioni më i zakonshëm dhe i rrezikshëm për jetën e foshnjeve të porsalindura në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar meningjitin, helmimin e gjakut dhe pneumoninë.
Ata thonë se për shkak të këtij infeksioni shumë fëmijë kanë mbetur madje edhe me aftësi të kufizuara.
Shumë gra shtatëzëna e përmbajnë këtë virus dhe numri i infeksioneve tek foshnjet është gjithnjë e në rritje.
Studiuesit nga Imperial College, në Londër, kanë marrë në studim 183 gra në Gambia si dhe foshnjet e tyre.
Ata testuan AND-në e nënës për një gjen që është i lidhur me grupin e gjakut dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e llojit të sheqerit që përmban qumështi i gjirit të saj.
Testet u bënë edhe për GBS.
Studiuesit konstatuan më pas se femrat me këtë gjen kishin më pak të ngjarë që të kishin GBS në zorrë dhe fëmijët e tyre gjithashtu kishin pak gjasa për të qenë të infektuar në lindje.
Gjithashtu për foshnjet e infektuara ata gjetën se si ta luftonin nëse qumështi i gjirit të nënës së tyre përmbante një lloji sheqeri të quajtur lacto-n-difucohexaose I.
Pas testimit laboratorik ata konstatuan se qumështi i gjirit që përmbante këtë sheqer luftonte infeksionin GBS/klan