Vetmia mund të të vrasë. Të qëndruarit vetëm mund të rrisë tek njeriu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut dhe kancerit. Mungesa e një grupi shoqëror dhe familjar është e rrezikshme për shëndetin po aq sa mungesa e aktivitetit fizik, sugjeron një studim i kryer kohët e fundit.
Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në secilën fazë të jetës.
Hipertensioni në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur. Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.