Tumori i gjirit dhe i prostatës nuk janë më të frikshëm, duke arritur një shkallë të mbijetuarish në 87% të rasteve tek i pari dhe 91% tek i dyti. Sipas Aiom janë duke u rritur rastet e të mbijetuarve edhe tek kanceri në zorrën e trashë, që shënon 64% të mbijetuar tek burrat dhe 63% tek gratë.
Ndërkohë mbeten ende problemtikë, kanceri në mushkëri me 14% burra dhe 18% gra të mbijetuar dhe ai i pankreasit me 7% të burrave dhe 9% të grave.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, në vitin 2012, numrin më të madh të vdekjeve në Itali e ka shkaktuar kanceri në mushkëri me 33538 viktima.