Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ Uji i rëndë dhe ndikimi i tij kundër kancerit

2019/11/18 at 5:59 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi/ Uji i rëndë dhe ndikimi i tij kundër kancerit

Uji i rëndë parandalon kancerin e stomakut dhe zorrës së trashë. Si ndikon “mbetja e thatë” në organizëm, çfarë tregojnë studimet në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut. Ndikimi i ujit dhe përbërësve të tij në organizmin e njeriut ka dhe mbetet objekt i studimeve të thelluara shkencore nga institucione të specializuara në këtë fushë. Këto studime janë fokusuar në efektet që ka konsumimi i llojeve të ndryshme të ujit në parandalimin e sëmundjeve dhe forcimin e sistemit imunitar.


Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Amerikën e veriut, të përmbledhura në raportin e Organizatës Botërore e Shëndetësisë, “Ushqyesit në ujë të pijshëm” kanë marrë në shqyrtim mineralet që ndodhen në ujin e pijshëm, duke raportuar efektet që kanë ato në shëndetin e njerëzve. Bazuar në këto raporte ka rezultuar se “ekziston një marrëdhënie domethënëse negative midis ujit të pijshëm të rëndë dhe vdekshmërisë nga kanceri i zorrës së trashë, në raportin e mundësive 1.22 dhe 1.46, përkatësisht për ujin e butë krahasuar me ujin e rëndë”.

Kërkimet e mëparshme, nga i njëjti grup studiuesish treguan gjithashtu marrëdhënien negative midis ujit të pijshëm të rëndë dhe vdekshmërisë nga kanceri në stomak. E thënë më thjeshtë konsumimi i ujit të rëndë, ose të fortë siç njihet ndryshe, krijon kushte më të mira për parandalimin e këtyre sëmundjeve të rënda siç janë kanceri i stomakut dhe ai i zorrës së trashë.

E gjitha kjo falë kripërave minerale që gjenden në këtë ujë, ose siç njihen në gjuhën shkencore “mbetjes së thatë”.

Çfarë është “mbetja e thatë’

Në gjuhën e përditshme, ashtu sikurse togfjalëshi “ujë i rëndë’, edhe togfjalëshi tjetër “mbetje e thatë’, krijon nje ndjesi negative, më së shumti për shkak të fjalëve “i rëndë” dhe “mbetje”.

Por në fakt janë pikërisht këto dy element që e bëjnë ujin të ketë vlera të veçanta për shëndetin e njeriut.“Mbetja e thatë” e ujit, është sasia e mineraleve të tretura në ujë dhe që përbëjnë vlerën më të rëndësishme të këtij lloj uji. Këto elemente minerale mund të dallohen pasi kemi zier 1 litër ujë në 180°. Me avullimin e ujit do të vijën re mineralet që ndodhen në ujë dhe që përbëjnë atë që quhet “mbetja e thatë”.Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (World Health Organisation), vlerat optimale të “mbetjes së thatë” në ujin e pijshëm janë 150 – 300 mg/l.

Eksperimente dhe studime të shumta kanë treguar se konsumi për një kohë të gjatë i një uji me bazë minerale të ulët ka pasoja mbi shëndetin tonë, pasi krijon defiçenca të mineraleve kryesore si dhe të elektroliteve, një pjesë e të cilave dalin përsëri nga trupi ynë me ujin.

Sa më i varfër në minerale dhe elektrolite të jetë uji që ne konsumojmë, aq më shumë minerale apo elektrolite do të nxjerrë jashtë nga trupi ynë. Largimi i këtyre elektroliteve nga trupi ynë rrezikon funksionimin e organeve vitale të trupit. Simptomat e para janë lodhje, shterim energjish, dhimbje koke dhe më pas vijnë dhimbje muskulore dhe dobësim i rrahjeve të zemrës.

Studimet në Europë

Roli i ujit të rëndë, përkundrejt sëmundjeve kardiovaskulare është studiuar dhe vlerësuar gjerësisht, sidomos duke marrë për bazë ndryshimet rajonale në Europë. Uji i rëndë, me përbërje magneziumi, kalciumi etj., rezultoi të ishte shumë efikas kundër shqetësimeve kardiovaskulare, në një studim të bërë në 600 zona në Republikën Federale të Gjermanisë. “Studime gjermane mbi efektet shëndetësore të ujit të pijshëm inorganic”, titullohej punimi i studiuesve Sonneborn M. dhe Mandelkoë J. Studime që kanë vërtetuar këtë lidhje janë kryer edhe në Finlandë, Angli dhe Francë.

Ndërkohë që studiuesit italianë, Leoni V, Fabiani L, Ticchiarelli L. në studimin e tyre “Uji i fortë dhe shkalla e vdekshmërisë kardiovaskulare në Abruzzo, Itali”, kanë shqyrtuar modelin e vdekshmërise që vjen nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare në rajonin e Abruzzon-s në Itali, që ka një popullsi prej rreth 595 mijë banorësh.Në këtë zonë, e cila konsumon ujë të rëndë, me përmbajtje mineralesh niveli i përhapjes së sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në individët e moshës 45 – 64 vjeç ka qenë më i ulët krahasuar më zona të tjera, në të cilat konsumohet ujë i lehtë. Niveli i vdekjeve të papritura si pasojë e arrestit kardiak në mesin e popullsisë ka qenë po ashtu shumë më i mirë krahasuar me mesataren europiane, në zonën e Media Valle del Serchio në Itali, e cila përbëhej nga 35 000 banorë. Edhe në këtë rast studiuesit dolën në konkluzionin se konsumimi i ujit të fortë kishte ndikuar dukshëm në këtë rezultat.

Etiketa: kanceruji i pijshem


Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
“Gishtin e mesit ta marri mbrapsht”, batuta e Kryemadhit për Borchardt

"Gishtin e mesit ta marri mbrapsht", batuta e Kryemadhit për Borchardt

Makina përplas për vdekje 52-vjeçarin me biçikletë

Makina përplas për vdekje 52-vjeçarin me biçikletë

Trump konsideron të dëshmojë në procesin kundër tij

Trump konsideron të dëshmojë në procesin kundër tij
















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com