Bota

Studimi: Shërimi dhe vaksinimi nuk mbrojnë nga reinfektimi me Omicron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 16/06/22 |
Opi Nion

Teksa shifrat e të infektuarve ndaj COVID-19 kanë filluar të rriten edhe në vendin tonë, një studim i një instituti prestigjioz si ai i Imperial College në Londër ka nxjerrë përfundime disi shqetësuese për variantin tashmë më të përhapur, ai Omicron.

Ndër të tjerat, hulumtuesit britanikë mendojnë se persona të  infektuar me variantin Omicron mund të infektohen sërish.

Ndërkohë që me variante të tjera, shërimi ka sjellë edhe një lloj imuniteti, të paktën për një periudhë të caktuar kohore, për variantin Omicron kjo nuk ndodh.

“Omicron shkon përtej radarëve të sistemit imunutar,  pacientët mund të reinfektohen disa herë sepse sistemi imunitar nuk e kujton atë”.

Jo vetëm, por edhe personat e vaksinuar me dozën e tretë, ndërkohë që kishin imunitet për të gjitha variantet e tjera, nuk kishin mbrojtje për variantin Omicron.

Gjithsesi, varianti Omicron, edhe pse më ngjitës së të tjerët, sipas studimeve nuk përqendrohet shumë në mushkëritë, duke mos prodhuar pasojat e rënda dhe shpesh herë vdekjeprurëse të variantit të parë, që u shpërnda nga qyteti kinez i Wuhan.

Pas