Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ Qeveri e vogël apo e madhe? Ministrat në 27 vjet

2017/08/28 at 7:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi/ Qeveri e vogël apo e madhe? Ministrat në 27 vjet

Nga Afrim Krasniqi 

Qeveri e vogel apo e madhe? Numri i ministrave idealë në totalin prej 10 kryeministrave dhe mbi 375 portofoleve ministrore? Shqipëria gjatë tranzicionit ka njohur disa modele kabinetesh qeveritare: me ministra, me ministra dhe sekretarë shteti, me ministra sektorialë dhe pa portofol apo me secilin prej tyre së bashku.

Çdo kryeministër ka premtuar se do të bëjë kabinet më të vogël, se do të shkurtojë shpenzimet administrative, por kurba e shpenzimeve ka rezultuar gjithnjë në rritje dhe se gjatë mandatit, numri i ministrave është rritur, sidomos në rastet e qeverive në koalicion të detyrueshëm. Tabela e ISP pasqyron numrin e ministrave prej 1990, mbi bazën e kryeministrave dhe viteve të dekretimit të tyre.

Bazuar në të dhënat e Institutit të Studimeve Politike referuar numrit të ministrave kabinetet Nano 2, Rama 2, Berisha 2 dhe Meksi 1 kanë pasur numrin më të vogël, përkatësisht 11-12-13 ministra, kurse numrin më të madh të ministrave e kanë pasur Nano 5, Çarçani, Bufi, Meta 2, Majko 2 dhe Rama 1, përkatësisht me 17 – 16 ministra.

Referuar numrit të anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë sekretarë, ministra shteti dhe kryetarë (në vitet e para post 90 pjesë e qeverisë ishte edhe Kryetari i KLSH, Kryetari i KSH, etj), rezulton se kabinetet më me numër minimal anëtarësh janë Rama 2 me 15 portofole dhe Berisha 1 dhe 2 me nga 16 portofole. Numrin më të lartë të portofolave gjatë tranzicionit e kanë pasur qeveritë e drejtuara nga kryeministrat Meksi 2 (26), Bufi (25), Meta 2 (23), Çarçani dhe Nano 3 me nga 22, si dhe Rama 1 me 21 ministra.

Eksperimenti me sekretarë shteti apo ministra pranë kryeministrit ka rezultuar efikas në disa raste, por në tërësi, nuk kemi një analizë institucionale për efikasitet të qëndrueshëm. Kjo është arsyeja që prej vitit 1999 kemi hequr dorë nga praktika e sekretarëve të shtetit. Pothuajse çdo qeveri prej 1997, përjashto qeverinë Berisha 1 të vitit 2005, ka pasur e ka ministra pranë kryeministrit apo ministra shteti për çështje të caktuara.

Ndryshimet e vazhdueshme të emërtimeve të ministrive, të strukturës së qeverisë, të rolit të ministrave të shtetit, ministrave sektorialë, sekretarëve etj, ka krijuar probleme në memorien institucionale dhe efikasitetin real të qeverisjes. Një numër aktesh zyrtare janë ribërë në varësi nga emërtimet e reja, një numër seli ministrore janë zhvendosur apo ndërtuar në funksion të ministrive të reja, dhe një numër institucionesh të varësisë kanë ndryshuar disa herë organet eprore ministrore.

Procesi i fundit i ri-strukturimit të qeverisë po ndodh tani dhe me siguri, nuk do të jetë hera e fundit. Mazhoranca aktuale, edhe gjatë mandatit të parë ka bërë ndryshime në emërtime ministrash dhe ministrish, bashkime e ndarje sektoriale midis tyre, – në secilin rast, pa një studim serioz profesional mbi problemet, pritshmëritë dhe rezultatet e eksperimentit.

Nga ana tjetër, prej vitit 2003 Shqipëria vijon të ketë një ligj organik mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, elementë të së cilit nuk janë zbatuar realisht nga asnjëra qeveri, përfshirë edhe ajo e fundit midis PS, LSI dhe PD. Konceptet e përgjegjësisë kushtetuese të KM, vendimmarrjes kolektive, praktikës së vendimmarrjes, transparencës së detyrueshme publike, rolit të secilës ministri në procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve, etj, në tërësi janë shpërfillur, duke krijuar shpesh edhe dualizëm e kundërshti midis vetë ministrive dhe brenda të njëjtës qeveri në periudhën kohore të së njëjtit mandat ekzekutiv.

Së fundi, qeveria ka qenë institucioni më aktiv dhe më prezent në vendimmarrjet që lidhen me administrimin financiar e strukturor të shtetit prej 1990. Me mijëra akte zyrtare të tyre kanë pasur e kanë ndikim në jetën publike, në organizimin shoqëror, në vendimmarrjet, në biznesin privat dhe në marrëdhëniet midis qytetarëve e shtetit. Megjithatë, ende nuk ekziston një database funksionale dhe e aksesueshme ku qytetarët të mund të informohen për vendimet e marra nga secila qeveri, për bilancet financiare dhe ndikimin e qeverive, për aktet ligjore dhe administrative. Ky aspekt, mbetet një pikë kritike dhe një tregues domethënës mbi konceptin ende minimalist të zyrtarëve drejtues mbi etikën, shtetin dhe përgjegjësitë e tyre kushtetuese, ligjore dhe publike. /Instituti i Studimeve Politike/

Etiketa: numratqeveri e madheqeveri e vogel

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Afrika e Jugut/ Një fshat i tërë në gjendje shoku nga kanibalizmi, njerëzit po hanë njerëz

Afrika e Jugut/ Një fshat i tërë në gjendje shoku nga kanibalizmi, njerëzit po hanë njerëz

Emri/ Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas

Emri/ Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas

Dyshohet se vrau më shumë se 84 pacientë, zbulohen krimet e infermierit

Dyshohet se vrau më shumë se 84 pacientë, zbulohen krimet e infermierit

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com