-Shëndeti

Studimi: Pandemia mund të dëmtojë edhe trurin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 26/06/20 |
el ida

Një studim paraprak i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 ka zbuluar se virusi mund të dëmtojë trurin, duke shkaktuar komplikime të tilla si goditje, inflamacion, psikozë dhe simptoma të ngjashme me çmendurinë në disa raste të rënda.

Gjetjet janë vështrimi i parë i hollësishëm në një gamë të ndërlikimeve neurologjike të COVID-19, thanë studiuesit, teksa nënvizojnë një nevojë për studime më të thella për të gjetur mekanizmat që qëndrojnë pas tyre dhe të ndihmojnë në kërkimin e trajtimeve.

“Shkaktimi i ndërlikimeve në tru nga COVID-19 në pacientët e shtruar në spital, është një gjetje e rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë të mbledhim informacion për ta kuptuar plotësisht këtë virus, “- tha Sarah Pett, një profesore në Kolegjin Universitar në Londër, që bashkë-drejtoi punën.

Studimi, botuar në revistën Lancet Psychiatry, shqyrtoi në detaje 125 raste nga e gjithë Britania e Madhe. Studiuesi Benedict Michael, nga Universiteti i Liverpulit, tha se ishte e rëndësishme të theksohet se ky studim po përqendrohet në raste të rënda.

Të dhënat u mblodhën midis 2 dhe 26 prillit, kur sëmundja po përhapej në mënyrë eksponenciale në Mbretërinë e Bashkuar.

Komplikimi më i zakonshëm i vërejtur i trurit ishte goditja, e cila u raportua në 77 nga 125 pacientë. Nga këta, shumica ishin pacientë mbi 60 vjeç, dhe goditja u shkaktua nga një mpiksje gjaku në tru, e njohur si goditje ishemike.

Studimi zbuloi gjithashtu se 39 nga 125 pacientë treguan shenja konfuzioni ose ndryshimesh në sjellje që reflektojnë një gjendje mendore të ndryshuar. Nga këto, 9 kishin mosfunksionim të paspecifikuar të trurit, të njohur si encefalopati, dhe 7 kishin inflamacion të trurit, ose encefalit./Opinion.al

Pas