Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi në SHBA: Rreth 25% e pacientëve me COVID kanë simptoma afatgjata

2021/06/16 at 4:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi në SHBA: Rreth 25% e pacientëve me COVID kanë simptoma afatgjata

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 për qind e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuan probleme të reja shëndetësore pas një periudhe të konsiderueshme kohore nga diagnostikimi fillestar.


Grupi jofitimprurës “FAIR Health” analizoi të dhënat mbi sigurimet shëndetësore të rreth dy milionë personave nga muaji shkurt i vitit 2020 në shkurtin e këtij viti. Studimi gjeti se problemet e reja shëndetësore më të zakonshme tek pacientët “mbartës të simptomave të COVID-it për një kohë të gjatë”, përfshinin dhimbje trupi, vështirësi në frymëmarrje, presion të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit e lodhje.

Simptomat janë vënë re tek pacientë të të gjitha moshave, përfshirë fëmijët, madje edhe tek pacientët asimptomatikë ose ata që nuk kishin asnjë simptomë. Studimi zbuloi se 19% e pacientëve asimptomatikë ishin mbartës të simptomave të COVID-it edhe pas një periudhe të gjatë kohore nga diagnistikimi për herë të parë, shifra rritej në 27% tek ata që kishin përjetuar simptoma më të lehta ose të moderuara, por që nuk ishin të shtruar në spital dhe në 50% tek ata që ishin shtruar në spital.

Po kështu studimi zbuloi probleme me zorrët, çrregullime të zemrës dhe çështje të shëndetit mendor të tilla si depresioni dhe ankthi.

Ndërkaq të martën Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se varianti “Delta” i koronavirusit është shndërruar në “shqetësim” për vendin.

Ekspertët e shëndetit thonë se varianti “Delta”, zbuluar për herë të parë në Indi, është shumë më ngjitës dhe mund të shkaktojë simptoma më të rënda, përfshirë dhimbje stomaku, të përziera, të vjella, humbje të oreksit, humbje të dëgjimit dhe dhimbje të kyçeve. Varianti tashmë është përhapur në të paktën 74 vende, veçanërisht në Britani, ku numri i të infektuarve me këtë variant ka kapërcyer variantin e identifikuar për herë të parë në këtë vend, atë “Alpha”./VOA

Etiketa: shbastudim


Ju sugjerojmë

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
Bota

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

24 Qershor, 2026 9:30 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Para
Deformimi i konkurrencës, hetim në tregun me shumicë të karburanteve

Deformimi i konkurrencës, hetim në tregun me shumicë të karburanteve

Përfundon raundi i pare i bisedimeve mes Biden dhe Putin

Përfundon raundi i pare i bisedimeve mes Biden dhe Putin

COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

COVID-19 në Shqipëri, 7 raste të reja dhe asnjë humbje jete
















TE FUNDIT

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një projekti të ri për bashkitë e vendit, të quajtur “Rilindja Urbane 2”, ku...

Lexo më shumë

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
24 Qershor, 2026

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve...

Lexo më shumë

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}