-Shëndeti

Studimi në SHBA dhe Britani nxjerr një tjetër simptomë të COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 23/03/20 |
Al Do

Kriza e koronavirusit ka nxitur institutet shkencore shëndetësore në gjithë botën të punojnë jo vetëm për gjetjen e një vaksine ose ilaci, por edhe në përcaktimin sa më të mirë të simptomave që ai shkakton. Kjo ndihmon në identifikimin dhe izolimin e rasteve në mënyrë sa më eficente.

Simptomat e njohura tashmë që shfaqen më shpesh janë temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes. Por një deklaratë e Shoqatës amerikane të Otorinolaringoiatrisë dhe simotrës së saj në Britaninë e Madhe duket se shton edhe një tjetër simptomë.

Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.

Disa ditë pasi disa mjekë kishin hedhur këtë hipotezë, dy deklaratat zyrtare të institucioneve thonë se veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.

Në Korene  e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin mungesën  e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme.  Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.

Ky zbulim ka një rëndësi domethënëse në përpjekjen për të identifikuar të infektuarit që nuk shfaqin simptoma. /Opinion.al

Pas