Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

STUDIMI/ Liderat botërorë më të pëlqyer në facebook, ja ku renditet KM Rama

2016/01/21 at 5:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
STUDIMI/  Liderat botërorë më të pëlqyer në facebook, ja ku renditet KM Rama

1.5 bilion njerëz kanë tashmë një llogari në facebook, nga të cilat 1 bilion janë aktivë në rrjetin social çdo ditë. Në 2015, numri i përdoruesve në facebook është bërë edhe më i madh se sa popullsia e Kinës, vendit më të populluar të botës.


Përballë kësaj audience kaq të madhe, nuk është surprizë që qeveritë dhe liderët e 87 % të 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani kanë një profil në rrjetet sociale.

“Burson Marsteller”,  kompani e marketingut politik global dhe komunikimit strategjik,  realizoi një studim prej 512 faqesh, i cili përfaqëson 169 qeveri.

Përdorimi i facebook-ut nga qeveritë varion nga shteti në shtet. Ndërsa disa faqe shpërndajnë aktivitetin ditor të liderave të tyre, disa të tjerë angazhohen në komunikim me publikun duke u kthyer përgjigje komenteve ose duke lejuar një fluks të lirë postimesh nga vizitorët e faqeve të tyre.

Liderët e përdorin gjithashtu facebook për të ndarë jetët e tyre private me publikun, festa ditëlindjesh, foto të fëmijëve etj.

Sipas studimit, këto lloj postimesh janë përgjithësisht më populloret.

Postimi më popullor  nga të gjithë liderët botërorë, u postua në faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Një foto e familjes Obama duke i uruar fansave të tyre Pashkë të Gëzuara, e cila ka marrë 2.9 milionë pëlqime, komente dhe shpërndarje.

I dyti më popullor është Narenda Modi teksa mirëpret Barack Obamën në Indi dhe postimi i tretë më popullor është postuar po nga Shtëpia e Bardhë, që tregon presidentin teksa përqafon gruan e tij në përvjetorin e dasmës.

Interesant është fakti se si sulmet terroriste në Paris ishin postimet më të pëlqyera në faqet e liderave francezë në 2015, po aq sa edhe mesazhet e solidaritetit dhe simpatisë për njerëzit francezë nga liderat huaj si David Cameron apo Benjamin Netanyahu.

Liderat Botërorë më të pëlqyer

Sipas studimit të “Burson-Mallester”, i kryer në fillim të Janarit të 2016, 87 drejtues shtetesh, 82 kryeministra dhe 51 ministra të huaj, kanë një faqe personale në facebook. Barack Obama ishte i pari lider botëror që hapi një faqe në facebook në 2007, teksa shërbente si senator i Illinois.

Ai vazhdon të jetë ende lideri më popullor me më shumë se 46 milion pëlqime në faqen e fushatës, e cila nuk menaxhohet nga administrata e Shtëpisë së Bardhë apo vetë presidenti.

Në Nëntor të 2015, administrata amerikane krijoi një faqe zyrtare, institucionale për Presidentin e SHBA, e cila ka tërhequr 1.3 milion pëlqime në më pak se dy muaj.

Obama ndiqet nga Kryeministri Indian Narendra Modi, me më shumë se 31 milion pëlqime në faqen e tij personale dhe 10.1 milion pëlqime në faqen zyrtare të Kryeministrit të Indisë, e cila renditet e treta.

Most-Liked-World-Leaders

Studimi i ndan liderat edhe në më të pëlqyerit sipas kontinenteve.

Në Europë, lideri më i pëlqyer në facebook është Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan me 7 milion e 991 mijë pëlqime.

Ai ndiqet nga faqja e Monarkisë Britanike, Presidenti Rumun Klaus Iohannis, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, Kryeministri Rus Dmitri Medvedev dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kështu Rama, renditet i gjashti në Europë.

Most-Liked-Eurpoean-Leaders

Por sa shpesh postojnë këta lidera? Kush poston më shpesh?

Faqja në facebook e Presidencës së Republikës Dominikane është faqja më  aktive, me një mesatare prej më shumë se 27 postime për çdo ditë në 2015.

Most-Active-World-Leaders

Qeveritë e Botswanës dhe Filipineve janë pothuajse po kaq aktive, me më shumë se 20 postime për ditë, duke i kthyer faqet e tyre në shërbim të lajmeve qeveritare.

Por postimet e shpeshta jo dosdoshmërisht përkthehen në interaktivitet më të madh.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi është kampioni i padiskutuar i liderit me interaktivitetin ose ndërveprimin më të madh virtual (shumësia e pëlqimeve,komenteve dhe shpërndarjeve të postimeve), me më shumë se 215 milion ndërveprime në 2015, më shumë se 5 herë se sa faqja më popullore në facebook e Presidentit Obama.

Faqja e presidentit të Argjentinës Mauricio Macri renditet e dyta për ndërveprimin e lartë, ndonëse ka vetëm 3 milion pëlqime.

Cili është lideri më efektiv i botës?

Pa dyshim Kryeministri Indian Narendra Modi, pasi ka një mesatare prej 186.000 ndërveprimes në secilin postim të tij të 2015. Presidenti turk është i dyti me 127.432 ndërveprime për postim.

Studimi analizon edhe përmbajtjen e postimeve në faqet virtuale të liderave.

Dominojnë fotografitë dhe rekordin e mban Presidenca e Republikës Dominikanë me 5.100 foto në 2015.

Në vend të dytë renditet qeveria e Filipineve me 1000 foto më pak të postuara.

Disa lidera botërorë, në veçanti Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri, Presidenti i Brazilit Dilma Rousseff, Kryeministri Kanadez Justin Trudea dhe Shtëpia e Bardhë, kanë testuar tashmë transmetimin live të videove në facebook, duke shpërndarë kështu fjalimet e tyre.

Përktheu  Alteo Hysi



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Krujë, uji i ndotur nga Sarmonela, helmohen dhjetëra banorë

Krujë, uji i ndotur nga Sarmonela, helmohen dhjetëra banorë

Nëse keni këto simptoma, ju vuani nga skizofrenia

Nëse keni këto simptoma, ju vuani nga skizofrenia

“U vranë 4 persona që Rama të japë koncesione”, ja ‘revolta’ në rrjetet sociale

"U vranë 4 persona që Rama të japë koncesione", ja 'revolta' në rrjetet sociale

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com