Life Style

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 29/04/20 |
Opi Nion

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas fillimit të pandemisë COVID-19, ndërsa përveç viktimave vendi ka pësuar dhe dëme të mëdha ekonomike. Por, kur mund të largohet koronavirusi nga vendi ynë?

Një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit parashikon se Shqipëria mund të shënojë zero raste të reja me koronavirus rreth datës 2 gusht.

Sipas këtij studimi, më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore.  Referuar studimit, pandemia në vendin tonë do të marrë fund në fillim të muajt gusht.

Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës gjendja mund të ndryshojë.

Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19.

Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e stinës së dimrit në hemisferën jugore të planetit.

Në lidhje me rajonin, bie në sy se në vendet e tjera, si në Greqi, Maqedoninë Veriore apo në Serbi, pandemia do të përfundojë më shpjet, pavarësisht se kanë më shumë raste të infektuarish me koronavuris apo dhe viktima.

Kështu sipas studimit, në Maqedoninë e Veriut, pandemia do të përfundojë më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, studimi parashikon se pandemia do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Serbi më 8 qershor.

Deri tani autoritetet në vend kanë paralajmëruar një hapje graduale të vendit dhe heqje të masave kufizuese hap pas hapi, përfshirë dhe hapjen e pjesshme të plazheve./ Opinion.al

 

Pas