Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi: Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës

2024/04/01 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi: Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës.

Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma. Por, sipas studiuesve australianë, provat e reja laboratorike tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e këtij lloji të kancerit.

Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada. Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.

“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë zoti Raaschou.

Që nga viti 1998, zoti Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.

“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë zoti Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darwin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.

“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darwin.

Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët. Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por zoti Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.

“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si zoti Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë Raaschou./ VOA

Ju sugjerojmë

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave
Kryesore

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

12 Janar, 2026 1:58 pm
Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në
Bota

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në

12 Janar, 2026 1:17 pm
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Aktualitet

“Partizani”/Mbrojtja e Berishës:SPAK në tejkalim kompetencash dhe nën ndikim politik

12 Janar, 2026 12:45 pm
PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli
Aktualitet

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli

12 Janar, 2026 12:42 pm
Çështja “Balluku”/ PD kallëzon Peleshin në SPAK: Bllokoi mbledhjen e Këshillit
Aktualitet

Çështja “Balluku”/ PD kallëzon Peleshin në SPAK: Bllokoi mbledhjen e Këshillit

12 Janar, 2026 12:28 pm
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

12 Janar, 2026 12:23 pm
Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026 11:33 am
Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji
Aktualitet

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

12 Janar, 2026 11:32 am
Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja
Bota

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

12 Janar, 2026 11:20 am
Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
Kronikë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

12 Janar, 2026 10:12 am
Para
Izraeli rrafshoi ambasadën iraniane në Siri, reagon Teherani: Përgjigja do të jetë e ashpër

Izraeli rrafshoi ambasadën iraniane në Siri, reagon Teherani: Përgjigja do të jetë e ashpër

Izraeli “godet” Iranin, vritet komandanti i Gardës Revolucionare në Siri

Izraeli "godet" Iranin, vritet komandanti i Gardës Revolucionare në Siri

“Pfizergate”/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID

"Pfizergate"/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID

TE FUNDIT

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave
12 Janar, 2026

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson 2026 si vitin e përmbysjes së diktaturave. Në një deklaratë për mediat,...

Lexo më shumë

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në
12 Janar, 2026

“Irani është gati të negociojë me SHBA-në bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”. Kështu u shpreh të hënën Ministri...

Lexo më shumë

“Partizani”/Mbrojtja e Berishës:SPAK në tejkalim kompetencash dhe nën ndikim politik

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
12 Janar, 2026

Avokatët e kreut të PD-së kanë dhënë argumentet e tyre kundër pretendimeve të prokurorisë. Mbrojta e Berishës u bazua në...

Lexo më shumë

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat Populli
12 Janar, 2026

Parti Demokratike ka ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me pretendimin se përbën shkelje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com