Bota

Studimi i ri /Rritja e vaksinimeve ul infektimet edhe tek të pavaksinuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 03/04/21 |
Opi Nion

Vaksinimi i një pjese të madhe të popullsisë së një vendi ka përgjithësisht ndikim pozitiv, duke zvogëluar rrezikun e infektimit dhe ata që nuk janë vaksinuar, bën me dije një studim i ri nga shkencëtarët e Izraelit, vendi që tashmë ka vaksinuar më shumë se 50% të banorëve të tij.

Studiuesit në Institutin e Teknologjisë së Izraelit (Technion) në Haifa dhe Organizatën Mjekësore Maçabi në Tel Aviv, të cilët bënë botimin përkatës në medRxiv, sipas “Nature”, analizuan dhe lidhën të dhënat nga njëra anë për vaksinat kundër Covid 19 dhe rezultatet e testeve diagnostikuese të koronavirusit në 223 komunitete izraelite midis janarit dhe marsit 2021. Ata karahasuan marrëdhënien midis shkallës së vaksinimit të popullatës në secilin komunitet, me përqindjen e testeve pozitive në fëmijët nën 16 vjeç të cilët nuk ishin vaksinuar ( Programi i vaksinimit i Izraelit përfshin të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç).

U zbulua se në javët pas marrjes së vaksinës Pfizer / BioNTech tek njerëzit e moshuar, rreziku i infeksionit të koronavirusit tek fëmijët e pavaksinuar u ul në proporcion me përqindjen e të rriturve të vaksinuar më parë. Sa më shumë njerëz mbi moshën 16 vjeç që janë vaksinuar në komunitet, aq më e ulët është përqindja e testeve pozitive tek fëmijët e pavaksinuar deri në moshën 16 vjeç në të njëjtin komunitet pas rreth një muaji.

Bazuar në këto gjetje, shkencëtarët izraelitë arritën në përfundimin se “vaksinimi jo vetëm që mbron individët individualë të vaksinuar, por gjithashtu siguron mbrojtje të tërthortë për individët e pavaksinuar në komunitet”.

Kështu, ata vlerësojnë se “vaksinimi masiv ka potencialin për të zvogëluar pandeminë aktuale Covid-19 duke mbrojtur ata që vaksinohen kundër sëmundjes dhe duke zvogëluar mundësinë e transmetimit tek të pavaksinuarit. Efikasiteti i lartë i vaksinës BNT162b që është kryer gjerësisht në ved, ndikon në parandalimin jo vetëm të sëmundjes, por tregon potencialin edhe për një ndikim më të gjerë në popullatë, gjë që është thelbësore për çrrënjosjen e sëmundjes./Opinion.al

Pas