Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi i fundit/ Kush është më i zgjuar macja apo qeni?

2017/11/12 at 2:42 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi i fundit/ Kush është më i zgjuar macja apo qeni?

Edhe pse të zotët e kafshëve shtëpiake shpesh tregojnë ndodhi me të cilat duan të dëshmojnë se macet janë më të mençura se qentë, ka pak prova shkencore për t’i verifikuar këto pretendime.


Një vështrim i thjeshtë në strukturën e trurit të këtyre kafshëve mund të na zbulojë shumë për inteligjencën e tyre. Truri i familjes së maces është sa 0.9 për qind e peshës së tyre trupore, ndërsa kjo përqindje tek qentë është 1.2.

Megjithatë, disa studiues pohojnë se madhësia e trurit nuk është çelësi i inteligjencës. Dallimi në numrin e neuroneve në mes dy specieve thotë diçka tjetër.

Brenda korteksit cerebral (zona e trurit e cila, ndër të tjera, është përgjegjëse për procesimin e informacionit, zgjidhjen e problemeve dhe perceptimin) tek macet ka 300 milionë neurone, krahasuar me qenin i cili i ka 160 milionë neurone.

Kohët e fundit janë publikuar studime të ndryshme të cilat tregojnë se sa është në fakt inteligjent qeni. Kanidët, për shembull, mund t’i kategorizojnë objektet sipas kategorive (që është dëshmi se janë të aftë për të menduarit abstrakt), dhe deri në një masë të kuptojnë se çfarë mendon njeriu.

Kjo do të thotë se ata kanë tipare të veçanta njohëse, të cilat ne i quajmë teori të mendjes (aftësia e të kuptuarit dhe dhembshurisë me të tjerët).

Sa për aftësitë njohëse të maceve, është vërejtur një mungesë e konsiderueshme e kërkimeve, gjë që ndoshta ka të bëjë me faktin se me macet është shumë vështirë të punohet.

Hulumtuesit janë përpjekur ta vërtetojnë nëse macet janë në gjendje t’i dallojnë objektet me vlera të ndryshme sasiore – një aftësi që është identifikuar më parë tek peshqit. Christian Agrillo, psikolog krahasues, tha: “Ju siguroj që më lehtë është të punosh me peshqit se me macet”.

Hulumtimet kanë treguar se macet mund të mësojnë ta dallojnë sasinë, por ato vetë nuk e kanë të zhvilluar këtë aftësi siç e kanë disa kafshë të tjera.

Një tjetër studim tregoi se (pas shumë vështirësive) macet, si qentë, mund t’i ndjekin lëvizjet me të cilat ua tërheqim vëmendjen në diçka, që tregon se edhe ato kanë teori rudimentare të mendjes.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se si macet ashtu edhe qentë mund të zgjidhin detyra të thjeshta për të arritur tek ushqimi, por kur detyra u bëhet e pazgjidhshme, qeni do të kërkojë ndihmë nga njeriu, ndërsa macja do të vazhdojë të provojë.

Kjo si përfundim nuk do të thotë se qentë janë më të mençur se macet, por vetëm se ata kanë interaksion më të zhvilluar dhe aftësi më të zhvilluara sociale me njerëzit, gjë që nuk është për t’u habitur kur e dimë se qeni është zbutur të paktën 20.000 vjet para maces.

Etiketa: macjaqenizgjuarsia


Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Obama shiste akullore, Papa Françesku truprojë në diskotekë. Ja si e kanë nisur jetën të famshmit 

Obama shiste akullore, Papa Françesku truprojë në diskotekë. Ja si e kanë nisur jetën të famshmit 

“Ronaldo është më i mirë se Messi”

“Ronaldo është më i mirë se Messi”

Pasi fjeti për vite të tëra me gruan e vëllait, ja me kë është lidhur tani futbollisti i njohur

Pasi fjeti për vite të tëra me gruan e vëllait, ja me kë është lidhur tani futbollisti i njohur
















TE FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
2 Tetor, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi...

Lexo më shumë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
2 Tetor, 2025

Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset...

Lexo më shumë

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS

Vrasja e Edmir Bregut, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i deputetit të PS
2 Tetor, 2025

SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje. Hetimi i kryer në bashkëpunim të...

Lexo më shumë

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
2 Tetor, 2025

Avokatët e ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë paraqitur rekurs shtesë për zbutjen e masës për të. Teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com