Shumë pak njerëz kanë menduar se mund të ketë ndonjë lidhje midis kirurgjisë plastike dhe shqetësimeve psikologjike si depresioni.
Një studim i fundit ka treguar se gratë që kanë kryer operacione plastike për fryrjen e gjoksit me silikon kanë tre herë më shumë gjasa për të kryer vetëvrasje ose të bëhen të varura nga droga apo alkooli.
Sipas studiuesve, arsyeja për këtë mund të jetë se gratë që i nënshtrohen kirurgjisë plastike kanë një çrregullim psikiatrik, vetëvlerësim të ulët ose një problem me pamjen e trupit tyre.
Gjatë studimit janë marrë provë 3527 gra suedeze që e kanë pasur këtë lloj të kirurgjisë në periudhën 1965-1993.
Nga gratë e monitoruara, 38 vdekje janë shkaktuar nga vetëvrasja, çrregullime psikologjike apo ka ndodh si rezultat i varësisë ndaj alkoolit apo drogës.