Sipas një studimi të fundit, punëdhënësit e përdorin Facebook-un e aplikantëve për punë për të marrë vendimin nëse do ta pranojnë në intervistën e punës, bazuar në fotot e tyre të profilit.
Kërkimi gjeti se një foto e mirë mund të rrisë shanset për një intervistë pune deri në 40 përqind.
“Kandidatët me foton më të favorshme në facebook morën 21 përqind më shumë përgjigje pozitive nga punëdhënësit se sa ata me një foto profili të shëmtuar në facebook”, thotë Profesor Stijn Baert nga Universiteti Ghent.