Eleminimi i karbohidrateve është dieta më efektive për të humbur në peshë, konfirmon studimi i ri.
Por i njëjti raport paralajmëron se ajo është e shëndetshme vetëm për gjashtë muaj para se metabolizmi juaj të nisë të ngadalësohet.
Doktorët në klinikën Mayo në Arizonë analizuan të dhëna federale të personave që mbanin dietë nga janari i vitit 2015 deri në prill të 2016.
Ata zbuluan se njerëzit humbisnin më shumë se 4 kg kur konsumonin pak karbohidrate se sa pak yndyrna për gjashtë muaj.
Pavarësisht kësaj, pas gjysmë viti, efektet nuk ishin më të dukshme.
“Ne i inkurajojmë pacientët të konsumojnë ushqim të vërtetë e të shmangin ato të përpunuara sidomos proshutat, sallamin etj”, tha Dr. Heather
Analizat e të dhënave treguan se dietat me shumë pak karbohidrate shpesh herë çojnë në konsumim më të madh të mishit, që rrit rrezikun ndaj kancerit dhe vdekjes së parakohshme.