-Kulturë

Studimi dhe Investimi Amerikan për Tiranën gjatë viteve 1930


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 28/02/20 |
el ida

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja Ed.D

Një nga iniciativat më të rëndësishme të investuara në qytetin e Tiranës, Kryeqyteti i Shqipërisë (Arkiva e Shtetit, 1920), gjatë periudhës së viteve 1930 ishte ndihma ekonomike/humanitare e aplikuar nga projekti i Fondacionit Rockefeller me qëndër në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada Amerikane nën drejtimin e Ambasadorit Herman Bernstein, USA Ministër në Shqipëri në vitet (Lubonja, R., F. 2019). Ky projekt përveç metodave dhe elementeve studimore kuantitative, kualitative, aplikim, dhe data krahasim përpara /mbasaplikimit të projektit, kontriboi edhe me financimi e projektit. Megjithëse iniciativa kishte si qëllim eradikimin epidemik të malarjes që kishte prekur masivisht popullsinë Shqiptare, investimi rrjedhoj në ndërtimin e mirfilltë të infrastukturës së lumit të Tiranës, “Lana” me
aplikimin e teknikave studimore të kohës.

Përgjatë këtij projekti u investuan financime për tharjen e kënetës në zonën e “Yzberisht” që ndodhej në atë kohë në periferi të Tiranës, gjithashtu dhe ndërtime të infrastructures së kanalizimit dhe kontrollinmin e ujit të pishëm. Vetëm për këtë projekt janë financuar një shumë
totale prej 10,927.00 moedha floriri (Francs) dhe janë punësuar 3,560 individ.

Në fotot e bashkangjitura përshkruhen puniment para-dhe-mbas dhe harxhimet financiare. Një rëndësi të madhe në aplikimin e këtij projekti pati dhe furnizimi i Tiranës me ujin e pishëm që rrjedhoi në përmirësimin e jetës së përditshme në popullsinë vëndase. Këto investime të mirëfillta sollën jo vetëm ndryshime dhe zhvillime të infrastrukturës, ekonomisë lokale, estetike dhe sociale, por edhe përmirësime në shëndetsinë si pasojë e uljeve të nivelit të individëve të infektuar nga sëmundja e malarjes (RAC Archive, 1934; 1936).

Pas