-Jetë dhe Stil

Studim/ Kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar një fëmijë që qan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 19/11/22 |
Opi Nion

Siç e di çdo prind nuk ka asnjë mënyrë magjike për të qetësuar një fëmijë që qan, e lëre më të flejë.

Por një studim i ri ka nxjerrë në pah tani një metodë të thjeshtë që mund të jetë më efektive se të tjerat.

Sipas studimit, nëse doni ta qetësoni fëmijën që po qan, atëherë merreni në krahë dhe bëni një shëtitje me të.

Ekipi rekomandon që prindërit ta marrin në krah foshnjën e tyre, të ecin për pesë minuta – pa ndalesë dhe më pas të ulen dhe ta mbajnë për pesë deri në tetë minuta para se ta shtrijnë në krevat.

Kjo strategji shpesh ul rrahjet e zemrës së foshnjës dhe i ndihmon të flenë.

Pas vetëm 5 minutash ecje me foshnjat që qanin, gati gjysma e pjesëmarrëseve gra në studim ia dolën që të vinin në gjumë fëmijët e tyre.

“Fëmijët që qajnë qetësohen dhe janë të prirur të flenë me një shëtitje 5-minutëshe, edhe gjatë ditës kur foshnjat normalisht janë zgjuar”, shpjegojnë studiuesit.

Pas