Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studim/ Ç’duhet të bëjë Britania për të parandaluar valën e tretë të COVID

2020/12/29 at 3:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studim/ Ç’duhet të bëjë Britania për të parandaluar valën e tretë të COVID

Britania duhet të vaksinojë 2 milionë njerëz në javë për të shmangur një valë të tretë të shpërthimit të koronavirusit – është ky përfundimi i një studimi nga universiteti i Londrës për higjenën dhe mjeksinë tropikale (LSHTM).

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Britania ka pasur më shumë se 71,000 vdekje nga koronavirusi dhe ka regjistruar që nga e hëna më shumë se 2.3 milionë raste të infeksioneve me COVID-19.

“Sipas skenarit më të skajshëm, nëse e gjithë Anglia dhe shkollat do të mbylleshin gjatë janarit dhe do të vaksinoheshin 2 milionë individë në javë, do të mund të arrihej të zvogëlohej ngarkesa maksimale e reparteve të emergjencës nën nivelet që u shënuan gjatë valës së parë,” thuhet në studim.

“Në mungesë të shpërndarjes së konsiderueshme të vaksinave, rastet, shtrimet në spitale, pranimet në emergjencë dhe vdekjet në vitin 2021 mund të tejkalojnë ato që u shënuan në vitin 2020”, thuhet në studim.

Sipas studimit, vaksinimi i 2 milionë njerëzve në javë “parashikohet të ketë një ndikim shumë më thelbësor”.

Kryeministri Boris Johnson dhe këshilltarët e tij shkencorë kanë thënë se një variant i koronavirusit, i cili mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, po përhapet me shpejtësi në Britani, megjithëse nuk mendohet të jetë më vdekjeprurës ose të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kjo nxiti masa më të rrepta kufizuese për Londrën dhe Anglinë juglindore, ndërsa planet për të lehtësuar përhapjen e virusit gjatë Krishtlindjeve në të gjithë vendin u minimizuan në mënyrë drastike ose u hoqën plotësisht.

Njoftimet e medias gjatë fundjavës bënë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të fillojë administrimin e vaksinës për COVID-19 të prodhuar përmes partneritetit Oxford-AstraZeneca duke filluar nga 4 Janari, ndërsa miratimi i saj nga rregullatori mjekësor i vendit pritet brenda disa ditësh.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që filloi administrimin e vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer dhe BioNTech.

Qeveria britanike tha të enjten se 600,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19./VOA

Etiketa: Britanicovidvirus

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 2 shqiptarë

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 2 shqiptarë

Nëse nuk gjendet një vaksinë? Kjo ka ndodhur edhe më parë!

COVID-19/ A do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Nis punën Gjykata Kushtetuese, çfarë vendosi mbledhja e Gjyqtarëve

Nis punën Gjykata Kushtetuese, çfarë vendosi mbledhja e Gjyqtarëve

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com