Të jesh student ka dhe vështirësitë tij. Këtë gjë e ka kuptuar shumë mirë edhe një studente ruse e cila ka vendosur të shesë virgjërinë e saj në një faqe online.
Arsyet që e kanë nxitur 20 vjeçaren drejt këtij veprimi janë plotësisht ekonomike. Ariana në pamundësi për të përballuar shpenzimet e larta të shkollës dhe jetesën prej studenti ka vendosur të nxjerr një njoftim online. Shifrat për të cilat ajo do të bënte këtë “kompromis” fillojnë nga 150 mijë euro.
“Dua të shpërngulem në një qytet tjetër për të ndjekur studimet në mjekësi. Universiteti do të jetë shumë i shtrenjtë si dhe qiraja e shtëpisë.” – është shprehur Ariana.