Jeta universitare ka jo pak shpenzime, për këtë arsye një pjesë e studentëve kanë zgjedhur të punësohen dhe të ndjekin universitetin njëkohësisht, ndërsa pjesa tjetër ndihmohen nga familja.
“Shpenzimet universitare vetëm me ndihmën e familjes. Unë për vete nuk punoj, por ka shumë të tjerë që punojnë”.
“Mua shpenzimet m’i mbulojnë prindërit dhe për të punuar nuk kam punuar. Kam edhe nga shoqëria ime që edhe punojnë edhe studiojnë”.
“Janë shumë pak studentë ata që zgjedhin të marrin një kredi studentore për të përballuar shpenzimet universitare”, thotë gazetarja Erikleda Dorezi.
Nga vendimi i cili mori zbatim në vitin 2023 kanë përfituar në total 19 studentë për dy vite. Konkretisht në vitin akademik 2023-2024, 12 studentë dhe në vitin akademik 2024-2025 vetëm 7 studentë.
Kredia studentore është pa kolateral dhe jepet në dy këste, për të ndihmuar të rinjtë e universiteteve për koston e studimeve e cila përfshin tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi.
Financimi i këstit të parë për çdo vit akademik realizohet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka frekuentuar procesin mësimor.
Studentët duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit “e-Albania” për marrjen e këtij shërbimi.
Tv Klan