Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, jane duke protestuar sot ndaj tarifave të kripura. “Ky janar nisi gjëmën e pritshme, detyrimin për të paguar një çmim të papërballueshëm për ushtrimin e të drejtës për të studiuar. Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitutarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë”, shprehen ata.