Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët në Gjermani nuk gjejnë dot një vend banimi

2023/10/29 at 2:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Studentët në Gjermani nuk gjejnë dot një vend banimi

Kriza e apartamenteve të banimit në qytetet gjermane ka prekur shumë studentët. Dhjetra mijëra prej tyre nuk kanë gjetur ende vend për të banuar me fillimin e semestrit dimëror. Për disa prej tyre pasojat janë të mëdha.



Semestri dimëror sapo ka filluar në universitetet dhe shkollat e larta të Gjermanisë, por dhjetra mijëra studentë dhe doktorantë janë ende duke kërkuar vend ku të banojnë për një periudhë të gjatë kohe. Shumë prej tyre kanë parë se nuk kanë shance të gjejnë një dhomë në konviktet e studentëve ose nuk kanë para të paguajnë një dhomë në një shtëpi ku banojnë dhe të tjerë.

Sa e vështirë është situata faktikisht kuptohet nga fakti që Shoqata studentore e qytetit të Gëtingenit ka marrë me qera një hotel ku studentët mund të qëndrojnë javët e para të semestrit duke mos paguar shumë para. Më në jug, në Mynih ku studentëve u duhet të paguajnë mesatarisht 720 euro qera në muaj, është hapur një shesh kampimi, që ofron çmime të ulta për studentët që duan të qëndrojnë atje.

Në fillim të vitit Instituti Pestel, bëri të ditur se në Gjermani mungojnë rreth 700 mijë banesa, sidomos banesa pagesa e të cilave mund të përballohet. Qeratë janë rritur shumë sidomos në qytetet e mëdha universitare.

Mungesa e banesave të përballueshme për studentët në qytetet e mëdha ka dekada të tëra që është flagrante, ankohet Matthias Anbuhl, kryetari i kryesisë së Shoqatës gjermane të studentëve (DSW), në një deklaratë bërë më 16 tetor. DSW administron aktualisht 1700 konvikte në gjithë Gjermaninë, me vende banimi për rreth 196 mijë studentë. Më shumë se 32 mijë studentë ndodhen në listat e pritjes, për të marrë një banesë me qera prej DSW.

Couchsurfing dhe rrugë të gjata 

Merlin është ulur me laptop në prehër në një divan të vjetër në Campusin e Universitetit të Lirë të Berlinit. “Unë mund të jap 500 euro në muaj për qeranë, por shpesh qeradhënësit nuk kthejnë as përgjigje”, thotë 22 vjeçarja, që sapo ka filluar semestrin e parë dhe vazhdon herë të qëndrojë tek prindërit në Kleinmachnow, në periferi të Berlinit, herë tek një teze, banesa e të cilës është më afër universitetit.

Në një karrige të rehatshme aty pranë, është ulur studentja e veterinarisë, Talina, që është një vit më e re në moshë. Ajo tregon se në muajin gusht qeradhënësi i la vetëm një muaj kohë për tu larguar nga banesa dhe për t’i lënë vendin një familjeje. Studentja tjetër, Elli, po ashtu 21 vjeçare, jeton tek banesa që dikush tjetër e ka marrë me qera, dhe deri në fund të vitit duhet të gjejë një vend tjetër për të banuar.

Dhe gjendja nuk pritet të përmirësohet: Kostot mesatare për një dhomë banimi në Berlin janë dyfishuar dekadën e kaluar, duke arritur në 650 euro në muaj, 100 euro më shumë se vitin e kaluar, siç thotë Instituti Moses- Mendelssohn dhe platforma e banimit wg-gesucht.de. Ndihmat për banimin që studentët marrin nga subvencionet shtetërore sipas ligjit për të ndihmuar arsimin (BAföG) është maksimalisht 360 euro.

Prandaj më shumë se 200 mijë studentë aplikojnë për të gjetur një vend në konvikt, thotë Jana Judisch, zëdhënëse e Shoqatës së studentëve në Berlin. Shoqata administron 9000 shtretër dhe një listë pritjeje me 4900 kërkesa. Aktualisht listat e pritjes janë tre semestra. “Shumë studentë shkojnë të banojnë në periferi ose madje në Brandenburg dhe marrin parasysh rrugën e gjatë që duhet të bëjnë për të shkuar në universitet,” thotë Judisch.

30 vjeçarja Carla është duke marrë diellin e vjeshtës dhe duke dredhur një cigare. Ajo studion gjuhë të huaja në Universitetin e Lirë të Berlinit dhe është mes atyre që kanë fat sa i përket banimit. Disa vjet më parë, kur qeratë ishin shumë më të ulta se sot, ajo pati gjetur një banesë që e ndau me të tjerë. Por gjërat sot kanë ndryshuar. “Ne patëm një banor që ia la dhomën e tij dikujt, dhe këtij iu desh të flinte tek ne në divanin e kuzhinës kur i zoti i dhomës u kthye, sepse nuk arriti të gjente ku të shkonte për të banuar,” tregon ajo.

Studentët ndërkombëtarë e kanë edhe më të vështirë 

Kërkimi i banesës është një nga problemet e shpeshta për zgjidhjen e të cilës studentët shkojnë tek AStA, thotë Thomas Schmidt, referent për çështjet sociale në komisionin e përgjithshëm të studentëve, (AStA). “Disa studentë arrijnë që të marrin një dhomë me qera duke patur në dorë një garanci të lëshuar nga prindërit, por studentët e huaj shpesh nuk e kanë një mundësi të tillë, prandaj e kanë edhe më të vështirë për të gjetur banesë,” tregon ai për Deutsche Wellen, nga zyra që ka në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Krah zbatimit të kërkesave ambicioze politike, për të ulur qeratë e banimit për gjithë banorët e Berlinit, ai do të donte që Senati i Berlinit të ndihmojë më shumë financiarisht, sidomos për ndërtimin dhe renovimin e konvikteve të studentëve.

Në 12 deri 15 vitet e fundit, numri i studentëve në Gjermani është rritur nga një million në 2,9 milionë. Por kjo nuk do të thotë se investitorët investuan më shumë në infrastrukturën sociale, të nevojshme për të përballuar këtë numër të madh studentësh, deklaron Stefan Grob, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i DSW: “Ne shqetësohemi sepse jemi duke shkuar ndrejt një shoqërie me dy klasa, ku të pasurit lejohen të studiojnë atje ku duan, sepse janë në gjendje të paguajnë banesën, kurse të tjerët jo. Kjo do të ishte katastrofike, sepse paraja do të vendoste ku do studionin studentët, jo inteligjenca dhe aftësitë e tyre.”

Qeveria kërkon të investojë në hapësirat e banimit 

DSW kërkon që të rritet pagesa mujore që jepet si ndihmë e BAföG, por sqaron njëkohësisht se vetëm 5 deri 11 përqind e studentëve kanë të drejtë të marrin ndihmë nga BAföG. Për të qetësuar disi situatën, qeveria gjermane ka bërë të ditur se do të japë këtë vit 500 milionë euro për një pjesë të programit të ndihmës “banesa për të rinjtë”. Me këto para kërkohet të ngrihen më shumë hapësira banimi për studentët, të rinjtë që mësojnë profesione dhe forcat e policisë që janë duke u arsimuar.

Sipas ministrisë gjermane për banimin, urbanistikën dhe ndërtimin kjo sasi parash do të jepet edhe në vitet 2024 dhe 2025. DSW e përshëndet këtë vendim, por për mijëra studentët që kërkojnë një çati mbi kokë për semestrin e dimrit, kjo ndihmë vjen shumë vonë.

“Gjatë kërkimit të banesës studentët konkurojnë me grupet e tjera sociale si të moshuarit, familjet e reja, njerëzit me të ardhura të pakta, refugjatët, e kështu me radhë. Këtu nuk kemi të bëjmë me një problem të shkollave të larta, por me një problem social,” thotë Grob./DW



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 51-vjeçarin

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 51-vjeçarin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB përsërit thirrjet për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB përsërit thirrjet për armëpushim në Gaza

Kaos në Gaza, mijëra njerëz hyjnë me forcë në magazinat e ndihmave

Kaos në Gaza, mijëra njerëz hyjnë me forcë në magazinat e ndihmave
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com