TIRANË –Studentët e Fakultetit të Gjeologji – Minierave i janë rikthyer protestave. Ata kanë lënë sot mësimin dhe janë duke zhvilluar një protestë përpara fakultetit të tyre. Ata thonë se protestat janë “non stop” derisa Qeveria të anulojë vendimin për shndërrimin e godinës së fakultetit në pallat drejtësie. Kryeministri na premtoi zgjidhje, ndërsa sot po na hedh në rrugë”, shprehen studentët